LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon Cooper, thotë se dialogu me Serbinë duhet të riformatohet dhe afatizohet

Haradinaj takon Cooper, thotë se dialogu me Serbinë duhet të riformatohet dhe afatizohet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim zëvendës ndihmës sekretaren e mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, proceset integruese të vendit dhe sfidat në fushën e sigurisë.

“Haradinaj theksoi rëndësinë e pranisë ushtarake e diplomatike të SHBA-së në Kosovë dhe rajon si një faktor të stabilitetit dhe paqes dhe posacërisht vlerësoi mbështetjen që SHBA-ja vazhdon t’i jap Kosovës në ndërtimin e një shteti demokratik e gjithëpërfshirës.

Kryeministri Haradinaj tha se me dinamikën e re qeverisëse Kosova po përshpejton zbatimin e reformave në vend në fusha të ndryshme, posaçërisht atë të sundimit të ligjit dhe të rendit dhe në zhvillimin ekonomik”, thuhet në njoftim.


Ai tha se konsolidimi ndërkombëtar dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare i Kosovës, përfshirë mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, me qëllim të adresimit të sfidave të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, është me rëndësi të veçantë për të krijuar stabilitet dhe theksoi se ndihma e SHBA-së në këtë fushë është e domosdoshme.

Haradinaj theksoi se Kosova po ndërton fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit dhe është angazhuar në procesin e dialogut me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve. Ai tha se dialogu duhet të riformatohet dhe afatizohet duke sjellë një rezultat përfundimtar konkret, atë të njohjes reciproke ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri tha se në fazën përfundimtare të dialogut dhe në përmbyllje të tij është e domosdoshme përfshirja e SHBA-së si garantuese e procesit së bashku me BE-në.

Duke folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura, kryeministri Haradinaj theksoi se po bëhen përpjekje në këtë drejtim brenda kuadrit kushtetues të vendit, në bashkëpunim ndërinstitucional dhe me komunitetet dhe se ky proces do të bëhet në koordinim të ngushtë me SHBA-në.

Ai tha se FAK do të jetë një forcë e ndërtuar mbi standardet ndërkombëtare, shumëetnike dhe e profesionalizuar. Kryeministri Haradinaj theksoi rëndësinë edhe të pjesëmarrjes dhe kontributit të FSK-së në Operacionet Paqeruajtëse.

Zëvendës ndihmës sekretarja e mbrojtjes e SHBA-së, Laura Cooper, tha se SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë dhe të qëndrojë përkrah Kosovës në të gjitha proceset e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori