Këshilli i Atlantikut, një forum për çështjet ndërkombëtare, thotë se megjithëse Ballkani Perëndimor ka bërë përparim të konsiderueshëm në përpjekjet për t’u integruar në Bashkimin Evropian, në NATO dhe institucionet e tjera globale, ky përparim mund të jetë tani në rrezik.
Organizata ka ftuar ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit dhe ekspertë të njohur nga të dyja anët e Atlantikut, për të parashtruar ide dhe propozime të reja rreth politikave që mund të ndiqen në Ballkan dhe për të nxitur një angazhim të ri amerikan në rajon.
Damon Wilson, zëvendëspresident ekzekutiv i Këshillit të Atlantikut, i tha shërbimit serb të Zërit të Amerikës se prirjet shqetësuese që janë vënë re kohët e fundit në rajon, si përpjekja për grusht shteti në Mal të Zi, mosfunksionimi i qeverisjes në Bosnje apo përparimi i ngadaltë në bisedimet Prishtinë-Beograd, tregojnë se ka ardhur koha për një angazhim të ri të Shteteve të Bashkuara në rajon.
“Ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara të ri-artikulojnë një vizion të qartë se rajoni i Ballkanit Perëndimor do të jetë pjesë e komunitetit transatlantik. Ky është vizioni ynë dhe kjo është strategjia që Shtetet e Bashkuara duhet të ndjekin në partneritet me Bashkimin Evropian”.
Wilson thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol të veçantë për sigurinë në rajon, duke dërguar një sinjal të fortë se prania amerikane e sigurisë është e qëndrueshme dhe e përhershme, sidomos pas ndërhyrjes aktive të Rusisë kohët e fundit në Ballkan.
“Kjo prani duhet të shkojë përtej KFOR-it për të projektuar ndikimin amerikan dhe për të thënë se ne jemi aty për të ndërtuar kapacitete qofshin këto në luftën kundër terrorizmit apo përgjigjen e shpejtë. Ashtu siç po shtojmë praninë tonë në Evropën Verilindore, të njëjtën gjë duhet të bëjmë në Evropën Juglindore”.
Këshilli i Atlantikut rekomandon kthimin e komandës amerikane në Bondsteel në një prani ushtarake të përhershme amerikane në Evropën Juglindore.
“Kjo komandë të ndërlidhet me disa forca të tjera në rajon, si në Rumani, Turqi apo Greqi për t’u bërë pjesë e ekuacionit për të pasur forca të stacionuara në Ballkan. Kjo do të na lejojë për ndërtimin e kapaciteteve veçanërisht me Serbinë, Malin e Zi, Kroacinë dhe Shqipërinë”.
Këshilli i Atlantikut rekomandon gjithashtu që Shtetet e Bashkuara të jenë pjesë e një procesi që do të çojë në zgjidhjen e disa pengesave politike të cilat vazhdojnë të mbajnë të mbërthyera disa vende të rajonit.
“Shtetet e Bashkuara duhet të shërbejnë si një ndërmjetës i ndershëm për të arritur përparim të vërtetë në frontin politik, qoftë në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, apo në ndihmën që Greqia dhe Maqedonia të bëhen vende aleate në të ardhmen. Ka një rol dhe një mundësi, duke pasur parasysh disa ndryshime në terren, që diplomacia amerikane dhe BE-ja t’i japin shtytje bisedimeve në drejtimin e duhur për të hequr disa nga pengesat”.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse administrata amerikane duhet të jetë pjesë në bisedimet e dialogut Serbi-Kosovë, Wilson tha “Mendoj se është e logjikshme që Shtetet e Bashkuara të jenë pjesë e këtij procesi. Pikë së pari të dyja palët, Prishtina dhe Beogradi duhet të bien dakord për këtë. Bashkimi Evropian ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm për të ndërmjetësuar këtë proces. Por amerikanët nuk duhet të ulen jashtë dhomës së bisedimeve. Ne duhet të luajmë rolin tonë për të sjellë këtë proces në një përfundim konstruktiv. Mendoj se pjesëmarrja amerikane mund të luajë rol konstruktiv”.
Raporti me titull “Një stuhi që vjen? Formimi i një të ardhmeje në Ballkan në një epokë të pasigurisë” është rezultat i një pune mbi njëvjeçare që ka bërë kjo organizatë në bashkëpunim me Kongresin, Departamentin e Shtetit dhe administratën e presidentit Trump dhe do të parashtrohet në një konferencë që do të zhvillohet më 29 nëntor në mjediset e organizatës. /ZëriiAmerikës/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët