LAJMI I FUNDIT:

OVLUÇK në Pejë nderon të burgosurit politik të viteve ’60-ta

OVLUÇK në Pejë nderon të burgosurit politik të viteve ’60-ta

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Pejë, nderoi me mirënjohje me motivacion ‘lajmëtar i lirisë’, me rastin e 28 Nëntorit, Festës kombëtare të Flamurit, disa nga patriotët dhe të burgosurit politikë të viteve ’60-ta në komunën e Pejës.

Mirënjohje iu ndanë: Nezir Gashi, Ramadan Shala (post mortum), Sylë Shala (post mortum), Selajdin Daci (post mortum), Shefqet Deçani (post mortum), Avdyl Shala (post mortum), Mehmet Krasniqi (post mortum), Ejup Kastrati, Vesel Rexhepaj (post mortum), Zeqë Shala (post mortum), Remzi Baloku dhe Ahmet Zeka  (post mortum).

Kryetari i Degës së OVL të UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla, vlerësoi lart kontributin e kësaj gjenerate patriotësh e atdhetarësh, rezultat i së cilës ishte mbajtja gjallë e nacionalizmit shqiptar, që i parapriu Luftës Çlirimtare.