LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e uron Metën në 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Thaçi e uron Metën në 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka uruar presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e 105 vjetorittë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, i cili thotë se “ky muaj i krenarisë sonë kombëtare tregon më së miri, jo vetëm për historinë tonë të përbashkët, por edhe për lidhjen e pashkëputshme, sepse ndër shekuj i kemi qëndruar gjithmonë pranë njëri-tjetrit”.

Urimi i presidentit Thaçi:

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Festës së Flamurit, 28 Nëntorin, si dhe 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, i ka dërguar një telegram urimi homologut të tij shqiptar, Ilir Meta.


Në telegramin e urimit për Presidentin e Shqipërisë, presidenti Thaçi ka thënë se ky muaj i krenarisë sonë kombëtare tregon më së miri, jo vetëm për historinë tonë të përbashkët, por edhe për lidhjen e pashkëputshme, sepse ndër shekuj i kemi qëndruar gjithmonë pranë njëri-tjetrit.

Simotra të pandashme, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova e Shqipëria, duke e mbështetur njëra-tjetrën, kanë arritur të garantojnë perspektivë të qartë euroatlantike për qytetarët e dy shteteve tona.

Ky është telegrami i urimit i presidentit Thaçi për homologun e tij shqiptar, Ilir Meta:

I nderuar President i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta,

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal, ju lutem pranoni urimet më të mira për Festën e Flamurit, 28 Nëntorin, si dhe për 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Nëntori ka qenë dhe mbetet përherë muaj i lavdisë për shqiptarët anekënd botës dhe është muaj i festave tona të përbashkëta në më shumë se një shekull.

Ky muaj i krenarisë sonë kombëtare tregon më së miri, jo vetëm për historinë tonë të përbashkët, por edhe për lidhjen e pashkëputshme, sepse ndër shekuj i kemi qëndruar gjithmonë pranë njëri-tjetrit.

Kosova dhe Shqipëria, simotra të pandashme, duke e mbështetur njëra-tjetrën kanë arritur të garantojnë perspektivë të qartë euroatlantike për qytetarët e dy shteteve tona.

Sot Kosova është me fat që e ka Republikën e Shqipërisë gjithmonë përkrah, sepse po mëson shumë nga përvoja shtetërore 105 vjeçare.

Në Kosovë e Shqipëri, populli ynë do të mbetet përherë partner i të gjithë popujve që e duan një të ardhme në paqe dhe në prosperitet për rajonin dhe më gjerë.

Jam i lumtur që 28 Nëntorin do ta festojmë sërish bashkë në Vlorën tonë historike!

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori