LAJMI I FUNDIT:

VV: Arrestimi i Kurtit dhe Kadaj-Bujupit, dorëzim i qeverisë Haradinaj ndaj klanit “Pronto”

VV: Arrestimi i Kurtit dhe Kadaj-Bujupit, dorëzim i qeverisë Haradinaj ndaj klanit “Pronto”

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj arrestimit të dy deputetëve të saj, Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit.

“Arrestimi i deputetëve është i padrejtë dhe manifestim i qartë i persekutimit politik që po i bëhet Lëvizjes VETËVENDOSJE! përmes organeve të rendit dhe drejtësisë, të cilat janë të kapura nga protagonistët e Klanit “Pronto”.”, thuhet në reagimin e VV-së.

Më poshtë reagimi i plotë:


ARRESTIMI I ALBIN KURTIT DHE DONIKA KADAJ-BUJUPIT – DORËZIM I QEVERISË HARADINAJ NDAJ KLANIT PRONTO
Policia e Kosovës ka burgosur prapë sot deputetin Albin Kurti dhe deputeten Donika Kadaj-Bujupi.
Ky arrestim u bë përkundër faktit që urdhër-arresti i lëshuar nga gjyqtari Beqir Kalludra ishte i kundërligjshëm dhe përbënte vepër penale; meqë deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi kishin bërë paraprakisht kërkesë për përjashtimin e trupit gjykues tek kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Znj. Afërdita Bytyqi.
Ndonëse kërkesa për përjashtimin e trupit gjykues është dorëzuar më 22.11.2017; gjykatësi Beqir Kalludra lëshoi fletëarrestin për deputetët tanë, një ditë më vonë më 23 nëntor, pa pritur asnjë përgjigje nga kryetarja e Gjykatës Themelore sipas Kodit të Procedurës Penale,
Arrestimi i deputetëve është i padrejtë dhe manifestim i qartë i persekutimit politik që po i bëhet Lëvizjes VETËVENDOSJE! përmes organeve të rendit dhe drejtësisë, të cilat janë të kapura nga protagonistët e Klanit “Pronto”.
Kjo luftë speciale ndaj deputetëve tanë është dorëzim i qeverisë aktuale të Ramush Haradinajt kundruall agjendës së qeverive të mëhershme të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, të cilat mbahen mend për cenimin e vazhdueshëm të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Kjo qeveri dëshmon çdo ditë e më shumë që është vijmësi e shtetit të kapur.
Vendosmëria jonë për ta mbrojtur interesin e Republikës së Kosovës është më e fuqishme se çdo persekutim që mund t’iu bëhet deputetëve dhe aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Rezistenca jonë kundër padrejtësive dhe rreziqeve që vijnë përmes projekteve si Demarkacioni dhe “Zajednica” nuk mund të shtypen. Nga askush dhe asnjëherë.
Hiq më larg se dje, populli e vërtetoi vullnetin e tij për çlirimin e shtetit nga garnitura e Klanit “Pronto”. Populli e ka ndalur Demarkacionin dhe “Zajednicën”. Këtë vullnet popullor nuk mund ta ndalë makineria e pushtetit të Klanit “Pronto”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori