LAJMI I FUNDIT:

Nga janari nuk do të ketë akcizë për lëndët djegëse

Nga janari nuk do të ketë akcizë për lëndët djegëse

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se ministria që ai drejton nuk ka paraparë ngritje të normave tatimore, me qëllim që të krijojë kushte dhe ambient të përshtatshëm për zhvillimin e bizneseve.

Ai këto komente i bëri sot gjatë një takimi me bizneset dhe kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Hamza tha se pjesën më të madhe të buxhetit të ardhshëm e zënë investimet kapitale me një shifër prej 687 milionë euro dhe kjo është bërë që të ketë përmirësime direkte te bizneset.


Me qëllim që të rritet sundimi i rendit dhe të ligjit në vend, ai tha se kanë reflektuar në rritje të buxhetit në këtë sektor duke dhënë mundësi që në sistem e drejtësisë të punësohen edhe 690 punëtorë.

Ministri i Financave tha se prioritet i kanë dhënë edhe sektorit të arsimit dhe se ka rreth 26 për qind ka rritje buxheti për arsim, derisa për shëndetësi tha se ka rritje buxhetore 22 për qind – përfshirë edhe barnat esenciale dhe shpenzimet kapitale.

E, për sektorin privat, Hamza tha se është reflektuar te fondi për garantimin e kredive tek i cili është rritur kapitali me qëllim që ky fond të garantojë kredi sidomos për gjeneratat e reja dhe për gratë në biznes.

Në strategjinë legjislative për vitin e ardhshëm ai tha se do të fusin të gjitha pakot e ligjeve ekonomike duke përfshirë kodin e doganave dhe akcizës, ligjin për TVSH, ligji për tatim të korporatave. Po ashtu, ai u premtoi bizneseve se asnjë ligj nuk do të kalojë në qeveri e Kuvend pa imputet e tyre.

Hamza u tha biznesmenëve të pranishëm në takim se nuk do të lejojë pabarazi biznesore në treg, por do të ketë trajtim të barabartë për të gjithë. Në këtë takim, ministri i Financave tha se vendimi për udhëzimin e banderolave pret që të zbatohet nga agjencionet përgjegjëse për këto çështje, ndërsa kontrollet do të bëhen në mënyrë elektronike me standarde dhe indikatorë, si dhe të shkurtohet koha për ribursim dhe kontrollim.

Hamza tha se janë duke krijuar Odën e përbashkët Shqipëri-Kosovë, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, trajtimit korrekt të prodhuesve kosovarë në tregun e Shqipërisë, dhe përveç bashkëpunimit bilateral bashkërisht të kenë qasje edhe në fondet e BE-së në të cilat kanë qasje ekonomia e Shqipërisë.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, e ka lavdëruar për punën që e ka bërë ministri i Financave për krijimin e një ode të përbashkët Shqipëri-Kosovë dhe eliminimit të barrierave që godasin sektorin prodhues në Kosovë për të depërtuar në tregun e Shqipërisë. Ai tha si OEK e kanë mbështetur buxhetin e vitit 2018, pasi është paraparë rritje buxhetore edhe për sundimin e rendi dhe ligjit, si dhe lehtësira për lëndën e parë.

Gërxhaliu tha se sektori privat është duke ecur me hapa të sigurt dhe të shpejtë sesa politika duke i konsideruar pronarët e bizneseve si heronj të vendit që punësojnë qindra njerëz.

Gjatë këtij takimi, biznesmenët kanë paraqitur disa brenga të tyre siç janë largimi i barrierave për prodhimet kosovare, ndryshimi i udhëzimit administrativ për skemën e veçantë për arin e investueshëm, eliminimi i akcizës për gaz dhe mazut. Gërxhaliu përmendi rishikimin e buxhetit me vonesë si pengesë me të cilën është ngulfatur sektori privat.

E për kërkesën e fundit ministri i Financave, Bedri Hamza pati një përgjigje të qartë kur tha se nga 1 janari do të largohet akciza për të gjitha lëndët djegëse. Ndërsa, për heqjen e barrierave tha se këtë çështje e ka ngritur edhe te BE-ja pasi konsideron se prodhuesit vendorë janë të pa barabartë me ata të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. /KosovaPress/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori