LAJMI I FUNDIT:

Montella kërkon fitore ndaj Torinos

Montella kërkon fitore ndaj Torinos

Milani nuk po arrin thuajse asnjëherë të bëjë dy fitore radhazi.

Skuadra kuq e zi së fundmi ka pësuar humbje ndaj Napolit 2-1, ku i ka vështirësuar vetës punët për një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Aktualisht ‘Rossonerët’ janë 11 pikë mbrapa vendit të katërt që e zë Roma por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.


Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka deklaruar se ndaj Torinos duhet luftuar për fitore.

“Pasi siguruam kualifikimin në Ligën e Evropës, tani mund të përqendrohemi vetëm te kampionati”.

“Duhet të rikthehemi te fitoret, pasi nuk kemi më asnjë alibi. Besoj te skuadra, që ka treguar një nivel në rritje loje, nga ndeshja në ndeshje, ndërsa tani ka ardhur koha që të grumbullojmë edhe pikë”, u shpreh Montella.

Rodriguez duke festuar së bashku me Calhanouglun dhe Biglian (Getty Images)

Në fund Montella ka folur edhe për kapitenin Bonucci i cili bëri një autogol ndaj Austrisë së Vjenës.

“Ndaj austriakëve ka bërë një punë të shkëlqyer në fazën defensive dhe në orientimin e repartit. I vetmi gabim ishte ai i autogolit, ku në fakt rrëshqiti dhe nuk mundi të largojë topin”.

“Gjithsesi, nëse arrijmë t fitojmë 5-1 më pas, do të thotë që të gjithë kanë meritat e tyre. Bonucci është një prej mbrojtësve më të mirë në qarkullim dhe jemi të lumtur që e kemi në ekip”, përfundoi Montella. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

La Liga
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

Përfaqësueset
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Ardian Ismajli ‘muri i gjallë’ ndaj Juventusit – vlerësohet si një prej më të mirëve të ndeshjes

Ardian Ismajli ‘muri i gjallë’ ndaj Juventusit – vlerësohet si një prej më të mirëve të ndeshjes

Serie A
“Ai është lojtari që bën më së shumti diferencën”, trajneri i Gironës me lëvdata për Yamal

“Ai është lojtari që bën më së shumti diferencën”, trajneri i Gironës me lëvdata për Yamal

La Liga
Kalo në kategori