LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj u tregon diplomatëve kosovarë çfarë të thonë për demarkacionin (Dokument)

Haradinaj u tregon diplomatëve kosovarë çfarë të thonë për demarkacionin (Dokument)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duket se po mundohet t’i imponojë qëndrimet e veta personale për demarkacionin me Malin e Zi, si qëndrime shtetërore të Kosovës.

Përmes Avni Arifit, shefit të tij të kabinetit, Haradinaj u ka kërkuar diplomatëve t’i transmetojnë ato në takimet me ndërkombëtarët.


Gazeta Fjala ka siguruar një korrespodencë zyrtare të Arifit, si “depeshë” për Ministrinë e Punëve të Jashtme, dërguar Drejtorisë Politike të MPJ-së dhe kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme, ku prej tyre kërkon që këtë “urdhëresë” t’ua shpërndajnë përfaqësuesve diplomatikë në botë.

Arifi u thotë diplomatëve të Kosovës se ata nuk po koordinohen dhe po dalin përtej qëndrimeve zyrtare, veçanërisht për demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi.

Me këtë duket se Haradinaj i është futur në kompetenca të Presidentit Hashim Thaçi, i cili bazuar në Kushtetutën e Kosovës, udhëheq me diplomacinë e shtetit, e që qëndrimet e tij në publik dallojnë drastikisht me ato të kryeministrit Haradinaj.

Megjithatë, Arifi në emër të Qeverisë kërkon nga diplomatët që të mos zgjerohen në takime me ndërkombëtarët, përveç qëndrimit zyrtar të Qeverisë së Kosovës.

“Me qëllim që të ngrisim nivelin e bashkëpunimit ndërinstitucional, dhe unifikimit të qëndrimeve zyrtare rreth temave të ndjeshme, po ua përcjellë në vijim qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Kosovës për demarkacionin, jashtë të cilit nuk do të duhej të zgjerohemi në elaborate gjatë takimeve:

Qeveria ka thyer bllokadën dhe status-quon dy vjeçare lidhur me çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Përgjatë dy muajve, është bërë përparim thelbësor duke e lëvizur çështjen nga status-quo-ja në një proces që do të marrë kahje drejt zgjidhjes përfundimtare.

Meqenëse kjo çështje ndau qytetarët e Kosovës për dy vite, ne ndërmorëm masa të menjëhershme dhe:
Shkarkuam komisionin shtetëror të mëparshëm;

Emëruam një komision të ri profesional dhe apolitik;

Raportuam përpara komisioneve parlamentare përkatëse;

E përgatitëm shoqërinë;

Ndërkohë, veprime të tjera do të pasojnë menjëherë sapo komisioni i ri të dalë me gjetjet e tij deri në fund të këtij muaji. Ju garantoj se në këtë drejtim do të ndjekim standardet dhe praktikat e avancuara ndërkombëtare për të siguruar një epilog profesional”, shkruan shefi i kabinetit të kryeministrit në e-mailin e tij.

Për demarkacionin, deri më tani, qëndrime të kundërta me atë të shefit të Arifit, përveç Presidentit Thaçi, kanë shfaqur edhe partnerët e tij të koalicionit, përfshirë edhe Zëvendëskryeministrin Pacolli, që njëherësh është edhe Ministër i Punëve të Jashtme, si dhe zëvendëskryeministri Hoxhaj, i cili më parë kishte udhëhequr me Ministrinë e Jashtme./Gazeta Fjala/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori