LAJMI I FUNDIT:

“Tani që kam vrarë, nuk mund të largohem”: Zbardhen bisedat e përgjuara të vrasësit shqiptar në Greqi

“Tani që kam vrarë, nuk mund të largohem”: Zbardhen bisedat e përgjuara të vrasësit shqiptar në Greqi

Mikel Brahimas, vrasësi shqiptar i avokatit grek kishte vendosur të qëndronte i izoluar në Greqi deri sa të qetësohej situata e më pas të arratisej drejt Shqipërisë. Kjo duket nga biseda e tij me një bashkëpunëtor, që është përgjuar nga autoritetet greke.

“Pres djemtë që të më kalojnë në Shqipëri për t’u larguar. Kufijtë janë të mbyllur dhe nuk mund të iki tani që kam vrarë. Pres që të qetësohet pak situata dhe të hapen rrugët sepse janë të mbyllura. Një muaj do të qëndroj i mbyllur këtu. Nuk do më dërgosh as mesazhe, asgjë”.


Biseda është regjistruar nga policia 11 ditë pas vrasjes së avokatit grek Mixalis Zafeiropoulos. 32-vjeçari u identifikua nga analiza e shenjave të gishtërinjve të tij që u gjetën në studion ligjore të avokatit ditën e vrasjes.

32-vjeçari ndodhet prapa hekurave tashmë, por në dëshminë paraprake u kishte thënë hetuesve se ai dhe bashkëpunëtori morën paraprakisht një pagesë 3 mijë euro nga një vajzë.

Brahimas e përshkruan atë një vajzë bionde me shtat të shkurtër rreth 27-28 vjeç.

“Merrni paratë, ju e dini shumë mirë se për çfarë janë”, u tha ajo dy vrasësve shqiptarë.

32-vjeçari Mikel Brahimas pranoi gjithashtu se urdhrin për vrasjen e avokatit grek e kishte dhënë një shqiptar nga burgu.

Sipas tij, ai është Olti Dulçe, dhe sipas hetuesve grekë ky është njëri prej porositësve.

Një koleg i avokatit të vrarë, i kishte thënë policisë se disa ditë para vrasjes kishte parë jashtë zyrës një person të panjohur që qëndronte në anën e pasagjerit të një BMW-je ngjyrë të zezë.

Përshkrimi i këtij automjeti ka ndihmuar hetuesit për të gjetur vrasësin shqiptar që ishte në arrati.

Mikel Brahimas u arrestua në fillim të nëntorit në një kamp romësh në Patra. Në atë vend, autoritetet gjetën edhe BMW-në e zezë. Kurse bashkëpunëtori i tij Aleksandro Mata është shpallur në kërkim dhe dyshohet se është arratisur në Shqipëri.

Më 12 Tetor, të dy ekzekutuan me armë avokatin e njohur grek Mixalis Zafeiropoulos. /tvklan.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori