LAJMI I FUNDIT:

Gëlltiti insektin e pështirë që gjeti në qeli, duke imituar protagonistë televizivë (Video)

Gëlltiti insektin e pështirë që gjeti në qeli, duke imituar protagonistë televizivë (Video)

Një i burgosur që po vuan dënimin në burgun e Birmingham të Anglisë, ka ngrënë një insekt që e ka gjetur në qeli, duke imituar protagonistë nga emisioni i popullarizuar televiziv.

Megjithëse brenda nuk lejohet përdorimi i telefonave, ai është filmuar nga të burgosurit e tjerë, për tu shpërndarë më pas në rrjetin social, transmeton Telegrafi.


“I’m Celebrity Take Me Out Of Here”, është seriali televiziv, ku të famshmit sfidohen të kryejnë veprime të pështira, në këmbim të shpërblimeve.

Rasti i fundit është në mesin e shumë skandaleve që kanë ndodhur në këtë burg, ku vitin e fundit u shkaktuan trazira, si pjesë e të cilave disa të burgosur u arratisën dhe u shkaktuan afro katër milion euro dëme. /Telegrafi/