LAJMI I FUNDIT:

Miss Shqipëria, Alesia Çoku: Shkolla le të presë, së pari modelingu (Video)

Miss Shqipëria, Alesia Çoku: Shkolla le të presë, së pari modelingu (Video)

Mbrëmjen e 3 nëntorit, 56 bukuroshe nga vende të ndryshme të botës konkurruan për të fituar çmimin “Miss Globe”. Konkursi i bukurisë u zhvillua në Tiranë në një ceremoni të mbajtur në Parkun Olimpik.

Kurorën e më të bukurës e mori ‘Miss Vietnami’, Khanh Ngan, një studente ekonomie dhe turizmi. Ajo ishte e para që e fitonte kurorën në emër të vendit të saj dhe për këtë u shpreh shumë e lumtur. Vendin e dytë e fitoi ‘Miss Filipinet’, Nelda Ibe, që ishte edhe shoqëruesja e parë.

Edhe Shqipëria nuk doli duar bosh, pasi përfaqësuesja Alesia Çoku fitoi vendin e tretë si shoqëruese e Missit. Në një rrëfim ndryshe për emisionin “Chic” të Fjodora Fjorës në News 24, ajo ka folur për eksperiencën e saj të mrekullueshme në konkursin e bukurisë.


https://www.instagram.com/p/BbExZQPHTur

“E kam pasur qejf që e vogël të jem modele, balerinë këngëtare si çdo fëmijë edhe unë. Kam qejf të bëhem si modelet e “Victoria’s Secret”, por duhet të filloj me hapa të avashta njëherë”.

Zgjedhet Miss Shqipëria 2017, kjo është bukuroshja shqiptare (Foto)
Lexo po ashtu Zgjedhet Miss Shqipëria 2017, kjo është bukuroshja shqiptare (Foto)

“Është goxha e vështirë (rruga e modelingut), prandaj them se duhet të vazhdoj jashtë sepse nuk financohet shumë nga sponsorët. Po pres të mbush moshën pastaj do ta vazhdoj karrierën jashtë shtetit. Por, duhet të merrem më diçka këtu që të kem një eksperiencë kur të shkosh atje”, ka thënë ajo, citon BW.

https://www.instagram.com/p/BbU5rvYHqFb

“‘Miss Shqipëria’ ishte hapi im i parë që bëra, ishte mirë, por ‘Miss Globe’ ishte një konkurrencë shumë e fortë dhe ishte diçka ndryshe. Ishin vajza me mentalitet tjetër, ishte pjesëmarrja më e madhe, por më ndryshoi jetën më hapi një dritare. Besoj se në të ardhmen do kem një plus për veten. Miss Shqipëria dhe vendi i tretë në Miss Globe do ë më favorizojnë që të shkoj përpara avash, avash”.

“Do të marr pjesë në vende të ndryshme, që të favorizoj veten dhe të mësoj më shumë nga vendet e tjera”, ka shtuar Alesia duke u shprehur e kënaqur me suksesin e arritur.

https://www.instagram.com/p/Ba4H9_kH_fa

Duke i komentuar prioritet e saj, bukuroshja ka thënë: “Shkolla aty është le të presë… Në fillim punën, por do mundohem t’i bëj paralel të dyja”.

https://youtu.be/ZPo75DzPCWg