LAJMI I FUNDIT:

Rrustem Berisha: Kosova ka avancuar në fushën e sigurisë dhe paqes

Rrustem Berisha: Kosova ka avancuar në fushën e sigurisë dhe paqes

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, në kuadër të takimeve bilaterale në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë, në Halifaks të Kanadasë, ka takuar sot ministrin e Mbrojtjes së shtetit të Zvicrës, Guy Parmelin.

Berisha e ka falënderuar popullin e Zvicrës dhe autoritetet e këtij shteti për përkrahje të qëndrueshme, si dhe kontributin për paqe dhe siguri ndaj Republikës së Kosovës dhe më gjerë.


Siç njofton MFSK, Berisha ka njoftuar homologun zviceran se Kosova ka avancuar në shumë fusha dhe, duke marrë parasysh që prania ushtarake prej 50 mije ushtarë në 1999 tash është më pak se 5,000, “ky fakt është tregues i qartë për avancimin e sigurisë dhe paqes në Kosovë”.

Permelin theksoi se shteti zviceran do jetë mbështetëse e vazhdueshme e Kosovës dhe se bashkëpunimi në fakt nuk ka munguar asnjëherë. Zvicra ka një komunitet të madh kontribuues shqiptar dhe kontakti Kosovë-Zvicër nuk ka munguar asnjëherë.

“Zvicra do të vazhdojë ta përkrah Republikën e Kosovës, sepse ajo është edhe një ndër vendet e para që e ka njohur Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.