LAJMI I FUNDIT:

Kryeqyteti italian frymon kuq, Roma mposht Lazion në derbin e zjarrtë lokal (Foto/Video)

Kryeqyteti italian frymon kuq, Roma mposht Lazion në derbin e zjarrtë lokal (Foto/Video)

Roma ka fituar derbin e zjarrtë lokal ndaj Lazios me rezultat të ngushtë 2-1.

Është skuadra e Eusebio Di Francescos, Roma, e cila iu gëzua në fund fitores në derbin e zjarrtë të kryeqytetit italian, derbi ky që u bë edhe më i mirë nga tifozëritë e të dy skuadrave që krijuan atmosferë fantastike.


Tifozët e Romës dhe koreografia e tyre (Getty Images)

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë me të dyja skuadrat që patën rastet e veta për gol, por asnjëra nuk arriti të tund rrjetën.

Tifozët e Lazios, gjithmonë të gatshëm për atmosferë (Getty Images)

Rastet më të mira ishin ato të Ciro Immobiles (2’), i cili shënoi gol, por u anulua për pozitë jashtë lojë dhe ai i Edin Dzekos (20’) që nuk gjeti cakun.

Pjesa e dytë e takimit nisi furishëm për vendasit e Romës, të cilët shënuan dy gola të shpejt në fillim të kësaj pjesë loje.

Festa e Perottit pas golit të epërsisë

Fillimisht ishte Diego Perotti, i cili shënoi në minutën e 49-të nga pika e bardhë për 1-0, ndërsa në minutën e 53-të ishte Radja Nainggolan që shënoi supergol nga distanca për 2-0.

Belgu shënoi një supergol në derbi (Getty Images)

Lazio arriti të kthehet në lojë në minutën e 72-të me anë të Immobiles, i cili ngushtoi epërsinë nga pika e bardhë për 1-2.

Megjithatë, ky gol nuk iu ndihmoi aspak lacialëve pasi pas 90 minutave derbi i zjarrtë i kryeqytetit romak i takoi Giallorossëve.

Immobile ishte i saktë nga pika e bardhë (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Roma ngjitet në pozitën e tretë me 30 pikë, por me një ndeshje më pak, ndërsa Lazio renditet në pozitën e pestë me 28 pikë.

Në takimin e radhës, Giallorossët udhëtojnë te Genoa, ndërsa Lazio e pret në shtëpi Fiorentinën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori