LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Po, kërkova nga Mogherini përfshirjen e SHBA-së në dialog

Haradinaj: Po, kërkova nga Mogherini përfshirjen e SHBA-së në dialog

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar në një konferencë për medie në Prishtinë, se çfarë është diskutuar në takimet me drejtuesit e Bashkimit Evropian dhe në Këshillin për Stabilizim Asociim Kosovë-BE, që u mbajtën dje në Bruksel.

Haradinaj dhe delegacioni i Kosovës, kanë pasur takime dhe me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, si dhe komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn.

Mediet nga Brukseli kanë raportuar dje se Mogherini e ka lëshuar takimin me Haradinajn e nervozuar me një kërkesë të tij që në dialogun Kosovë- Serbi të përfshihen drejtpërdrejt dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Haradinaj tha se arsyeja e mos mbajtjes së konferencës ka qenë zgjatja e takimeve, të cilat morën kohën e paraparë edhe për konferencë.

Derisa, në të gjitha takimet, Haradinaj shtoi se ua ka bërë me dije zyrtarëve evropianë që SHBA duhet të ketë rol të rëndësishëm në procesin e dialogut.

“Ne në fund kemi lëshuar një deklaratë të përbashkët, të dakorduar, por nuk kemi pasur konferencë për shtyp. Arsyeja pse u vonuam në këto takime dhe disa prej temave u diskutuan në mënyrë përmbajtësore dhe morën me shumë kohë. Bindja ime dhe e Kosovës është se Kosova ka humbur shumë kohë në përmbylljen e çështjeve të hapura për Kosovën. Do të thotë fakti se kosovarët e lindur në vitin 1999 kanë votuar, ndërsa Kosova ende nuk është e definuar, e përmbyllur”, tha ai.

Ai konfirmoi se në takim ka kërkuar përfshirjen e ShBA-së në dialog.

“Po, unë kam kërkuar që ShBA të jetë pjesë e dialogut me Serbinë”, tha Haradinaj, raporton OE.

I pyetur nëse në takimin me shefen e BE-së ka “pasur ndonjë kërkesë që nuk i ka pëlqyer asaj”, Haradinaj tha se në secilin takim ka dominuar edhe çështja e liberalizimit të vizave.

“I kam treguar qëndrimet tona që është tregu një shpërputhje për ne, që ka një vonesë për Kosovën pasi që jemi në fazën më të vonshme dhe jemi privu nga e drejta për qarkullim të lirë pa viza” ka thënë Haradinaj.

“Po e quaj një vonesë, sidomos me Kosovën, sepse vendeve të tjera iu tregohet edhe data (për anëtarësim), e Kosova është në fazën më të vonë. Kjo është e padrejtë. Kosova ka humbur shumë kohë”, tha Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Kalo në kategori