Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në tubimin përmbyllës të PDK-së në Ferizaj, ka thënë se në Ferizaj po vjen ndryshimi.
Ai ka thënë se Ferizaji ka vendosur t’ia blejë një biletë Muharrem Sfarqës për në Gjermani.
“Agimi do ta ndryshojë Ferizajn, do t’i japë pamje të re”, ka thënë Veseli.
Kreu i PDK-së ka thënë se më 22 tetor, qytetarët e Ferizajt e kanë treguar vullnetin e tyre të qartë për të ardhmen e Ferizajt.
“Ju i dhatë mbështetje të fuqishme Partisë Demokratike të Kosovës. Ju i besuat vizionit tonë. Më 19 nëntor, fitoren e madhe të PDK-së do ta vulosim në Ferizaj”, ka thënë ai.
Veseli ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, që të dielën të shkojnë në zgjedhje qetësisht, me dinjitet dhe të votojnë për të fituar.
“Do ta fillojmë fitoren e madhe në Prizren dhe do të shkojmë te Isa Boletini në Mitrovicë, e pastaj do ta fitojmë edhe Shtimen me Naim Ismailin. Do ta fitojmë edhe Kaçanikun, me djalin e heroit të kombit, me doktorin tonë Besim Ilazi.
Edhe Dragashin do ta fitojmë me Shaban Shabanin dhe Rahovecin me doktor Idriz Vehapin. Po ashtu, edhe Malishevën do ta fitojmë me doktor Mursel Gashin. E kemi edhe një bashkëluftëtar, një njeri shumë të ndershëm në Vushtrri, me Ferit Idrizin do të fitojmë atje. Nuk e harrojmë Sokol Bashotën në Klinë, e vulën kemi me ia jep këtu, me fitoren e madhe në Ferizaj”, ka thënë Veseli.
Lideri i PDK-së ka thënë se fitorja për Partinë Demokratike të Kosovës nuk është privilegj, por përgjegjësi për të qenë sa më afër qytetarëve dhe për t’iu shërbyer atyre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAntonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë