LAJMI I FUNDIT:

Flet babai i komandos që dezertoi në Angli: Paguhej shumë pak

Flet babai i komandos që dezertoi në Angli: Paguhej shumë pak

Babai i Aleksandër Shkulakut, një prej komandove që dezertuan në Angli, pasi ka mësuar lajmin për djalin e tij tregon se si i biri ka shërbyer për vite të tëra në Forcat e Armatosura.

 Ai hedh dyshime se shkaku që mund ta ketë shtyrë atë drejt braktisjes së detyrës mund të ketë qenë aspekti financiar.

Lulëzim Shkulaku, një invalid i cili jeton në qytetin e Pogradecit, tregon se i biri me një pagesë të vogël mbante veten dhe familjen, raporton TCH.


Ai apelon që i Aleksandri të kthehet dhe të vazhdojë t’i shërbejë atdheut ashtu sikurse ka bërë edhe në raste të tjera.

“Djali është shëndosh e mirë, por për arsye ekonomike nuk pranon të kthehet nga Britania. Veprimi i tij është i nxituar. Ne djalin e duam të kthehet. Ai merrte një pagë minimale që nuk mjaftonte që ai vetë të jetonte si individ, e jo më të më dërgonte mua lekë apo të shihte të aradhmen e tij”, thotë Shkulaku.