LAJMI I FUNDIT:

Deri në vitin 2020, do të ndalohet ngrohja me qymyrguri në Maqedoni

Deri në vitin 2020, do të ndalohet ngrohja me qymyrguri në Maqedoni

Maqedonia deri në vitin 2020 do të ndalojë përdorimin e qymyrgurit si material për ngrohje, këtë e theksoi zëvendësministri për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Jani Makraduli, i cili merr pjesë në Konferencën klimatike botërore në Bon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dy të tretat e ndotjes në Shkup janë rezultat i ngrohjes së shtëpive dhe shfrytëzimit të materieve jo përkatëse dhe prandaj kjo është prioritet i Qeverisë”, deklaroi Makraduli për Deutsche Welle.

Disa të dhëna, siç kumtoi, tregojnë se madje 100 familje në territorin e Komunës Qendër në Shkup ngrohen me qymyrguri, ndërsa shumë shtëpi ngrohen me dru jo cilësor por edhe me material tjetër të dëmshëm.


Makraduli thotë se thithim ajër të njejtë edhe të gjith jemi të interesuar për uljen e ndotjes, që mund të zgjidhet me qasje integruese dhe me aktivitete në të gjitha fushat paralelisht dhe me masa në afat të gjatë, por të cilat duhet menjëherë të fillojnë të realizohen./Telegrafi/