LAJMI I FUNDIT:

Gjermania gëzon imazhin më të mirë në botë, ia kalon SHBA-ve

Gjermania gëzon imazhin më të mirë në botë, ia kalon SHBA-ve

Gjermania sipas një studimi të fundit gëzon reputacionin më të mirë në botë duke ia kaluar SHBA-së.

Kjo mësohet nga një hulumtim i bërë publik të enjten nga Instituti për Hulumtimet e Tregut GfK.


Sipas këtij hulumtimi, SHBA-ja në renditjen për reputacion ka rënë në vendin e gjashtë. Franca në nivel ndërkombëtar konsiderohet sot vendi i dytë më i preferuar, Britania e Madhe qëndron stabël në vend të tretë, ndërsa Kanadaja dhe Japonia renditen së bashku në vendin e katërt.

Indeksi që mban emrin e këshilltarit politik Simon Anholt, Anholt-GfK Nation Brands Index, përcjell to,çdo vit hulumton se si perceptohen 50 vende në mbarë botën. Hulumtimi bazohet tek imazhi i vendit në kategoritë eksport, qeveri, kulturë, njerëzit, turizmi dhe imigrimi/innvestimet.

Gjermania del mjaft pozitive në të gjashtë kategoritë dhe renditet në shumicën e tyre ndër pesë vendet kryesore me eksportet në vendin e tretë, qeverisje në vendin e katërt, kulturë nën vendin e katërt, njerëzit në vendin e katërt, imigrim/investim në vendin e dytë.

Gjermania ka pikë plus kryesisht në kategoritë kulturë, qeveri dhe njerëzit. Vetëm në turizëm Gjermania renditet në vendin e dhjetë.

Sipas këtij studimi, Gjermaninë e preferojnë më shumë kinezët, rusët dhe italianët. Më pak pozitiv vlerësohet Gjermania nga vendet fqinjë Franca dhe Polonia. Edhe vet gjermanët janë kritikë ndaj vendit të tyre.

Ndër vendet e hulumtuara brenda një viti SHBA-ja ka humbur pikë. Ndërsa SHBA vazhdon të mbetet ndër pesë vendet kryesore, ajo ka rënë në vendin e 19 dhe 23 në kategorinë qeveri.

“Humbja e imazhit të SHBA-së në kategorinë qeveri mund të shpjegohet me efektin Trump, shkaktuar prej politikës së tij dhe mesazhit ‘America First’, tha Simon Anholt, që e ka iniciuar këtë hulumtim në vitin 2005. Vet amerikanët e shohin vendin e tyre sivjet shumë më pozitiv se në 2016.”

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori