LAJMI I FUNDIT:

Zaev: E ndërrova Maqedoninë e izoluar, me atë evropiane

Zaev: E ndërrova Maqedoninë e izoluar, me atë evropiane

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar (BTV) ka folur rreth ngjarjeve politike në vend dhe marrëdhëniet me Bullgarinë.

Ai tha se me Bullgarinë Maqedonia nuk është vetëm mike, por edhe aleate, duke shtuar se me marrëveshjen për fqinjësi të mirë Maqedonia nuk ka humbur asgjë, përkundrazi shteti ka fituar shumë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me çështjet historike të tangon dy vendet, Zaev tha se në libra nuk flitet më për “okupatorët fashistë bullgar” dhe se shoqëria e Maqedonisë ka dënuar rrënimin e përmendores së Kajmakçalanit.


“Figurat nga historia jonë e përbashkët duhet të na lidhin. Zënkat nuk sjellin perspektivë, por vetëm të keqe. Maqedonia dhe Bullgaria janë mike të sinqerta dhe këtë miqësi duhet ta ndërtojmë”, potencoi Zaev.

Në pyetjen se a e ka shitur shtetin me nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, Zaevi tha se e ka ndërruar Maqedoninë e izoluar, me atë evropiane. Sipas tij, marrëveshje të tilla bëjnë të gjitha shtetet moderne.

Ai në fund shtoi se asnjëherë nuk do të përsëritet kriza politike në Maqedoni, që sipas tij nuk kishte liri dhe shumë njerëz janë dërguar në burg./Telegrafi/

Intervistën e plotë të Zaevit mund ta ndiqni këtu.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Lajme
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Lajme
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

Drejtësi
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori