LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së në takim me Dimitrovin dhe Xhaferin

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së në takim me Dimitrovin dhe Xhaferin

Sekretari shtetëror i OSBE-së, Thomas Greminger, sot e vazhdon vizitën në Maqedoni. Greminger do të ketë takime me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe me përfaqësues të partive parlamentare.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në takim Dimitrov dhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së do të këmbejnë mendime për klimën e re shoqërore në Maqedoni, ndërsa do të diskutojnë edhe për bashkëpunimin e Qeverisë me OSBE-në dhe përkrahjen që jep OSBE-ja në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik të vendit tonë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së do të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe me koordinatorët e grupeve të deputetëve të LSDM-së, Tomislav Tuntev, të OBRM-PDUKM-së Ilija Dimovski, të Lëvizjes Besa, Afrim Gashi dhe përfaqësuesit nga BDI-ja, Rexhail Ismaili.


Vizita e sekretarit të përgjithshëm Greminger përputhet me përvjetorin nga fillimi Misionit të OSBE-së në Shkup./Telegrafi/