LAJMI I FUNDIT:

Samanta Karavella vjen e “humbur” këtë të diele (Foto)

Samanta Karavella vjen e “humbur” këtë të diele (Foto)

Këngëtarja e njohur Samanta Karavella vazhdon të mbetet njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Këngët e saj mirëpriten çdoherë, ndërsa një projekt të ri këngëtarja është duke u përgatitur ta sjellë së fundmi.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, në të cilën shfaqet e shkruar fjala “humbur”, dhe poshtë saj nënvizuar data 19 nëntor.


https://www.instagram.com/p/BbjpxEVn1gD

Fansat aluduan menjëherë me pyetje nëse bëhet fjalë për këngën më të re, e cila mesa duket është pranë.

E kontaktuar nga Telegrafi, Samanta pohoi se në fakt është e vërtet se këtë të diele vjen projekti i saj më i ri.

“Po, ‘Humbur’ është kënga ime më e re, detajet e së cilës nuk do doja t’i zbuloja deri në publikimin e saj, por vjen për fansat brenda këtyre ditëve”, ka thënë Samanta Karavella për Telegrafin.

Samanta Karavella pohoi për Telegrafin se këtë javë do të sjellë projektin e saj më të ri muzikor (Foto: Samanta Karavella/Instagram)

E njëjta ka qenë mjaft aktive këtë vit me projekte të reja në muzikë dhe koncerte, ndërsa është gjithashtu mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Mbetet të shihet, se cila do të jetë befasia e së dielës, që Samanta ka rezervuar kësaj radhe për fansat e saj. /Telegrafi/