LAJMI I FUNDIT:

Sot fillon Java Globale e Ndërmarrësisë nga BarCamp Prishtina dhe IPKO foundation

Sot fillon Java Globale e Ndërmarrësisë nga BarCamp Prishtina dhe IPKO foundation

Ndërmarrësia dhe mënyra se si bëhet biznes ka pësuar një zhvillim marramendës në shekullin XXI.

Me botën e informacionit në krahun tonë, sot është bërë më lehtë për t’u informuar mbi tregun, mbi nevojat e konsumatorëve, dhe mbi mënyrat më të lehta për të
krijuar shërbimin për të cilin ka nevojë konsumatori. Me zhvillimet më të reja në fushën e teknologjisë, botës së sotme i është shtuar një dimenzion i cili po ndryshon dita ditës mënyrën​ ​se​ ​si​ ​zhvillohet​ ​jeta​ ​në​ ​shoqëri.


Në edicionin #46 të BarCamp Prishtina, do të diskutohet për ndërmarrësinë në ditët moderne, ku do të keni mundësinë të bashkëbisedoni me disa prej ndërmarrësve të cilët shquhen​ ​për​ ​vizionin​ ​e​ ​tyre​ ​dhe​ ​për​ ​mënyrën​ ​e​ ​të​ ​bërit​ ​biznes.

Folës në edicionin #46 të BarCamp Prishtina do të jenë: ​Florentina Dushi​, drejtoreshë e Business ​Development Group Prishtina​, ​Arben Avdiu​, founder of ​Trosha​, and Drenusha Shala, CEO at ​Baruti AG​. Ata do të diskutojnë pikëpamjet e tyre rreth biznesit në shekullin XXI,​ ​dhe​ ​rrugën​ ​që​ ​ata​ ​kanë​ ​përshkuar​ ​për​ ​të​ ​arritur​ ​aty​ ​ku​ ​janë​ ​sot.