Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj tha në Drenoc të Malishevës se është dëshmuar së në këtë komunë Nisma është forca e vetme politike.
Limaj tha se me 19 nëntor shkojnë për të rikonfirmuar fitoren që kanë shënuar me 22 tetor dhe ka ftuar gjithë qytetarët pa dallim partie të bashkohen rreth kandidatit të Nismës.
Limaj tha se më 19 nëntor janë dy alternativa, ajo e zhvillimit dhe ajo e stopimit të zhvillimit të Malishevës. Sipas tij në Malishevë nuk ka asnjë forcë që qon përpara zhvillimin e saj, pos Nisma për Kosovën.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyçi tha se sonte po dëshmohet se fitorja e Nismës është e sigurt dhe pohoi se qeverisja që po ndodh në Malishevë, do ta kishte për lakmi çdo komunë e Kosovës. Por sipas tij mundësitë edhe me të mira për të punuar ia ka pamundësuar qeverisja qendrore, e cila nuk e ka ndihmuar kryetarin Begaj, por e ka lënë vet.
Ai tha se tash me Nismën në qeveri, Malisheva nuk do të jetë vetëm dhe kërkoi që më 19 nëntor fitorja e Nismës të jetë madhështore.
Kurse deputeti, Enver Hoti theksoi se nuk ka asnjë dilemë se Nisma do të fitojë më 19 nëntor, pasi fitorja është vendosur më 22 tetor. Hoti tha se nuk pritet asgjë nga kandidati i PDK-së dhe as vet kjo parti dhe sipas tij vet slogani i PDK-së është mashtrues.
Hoti tha se e mira për Malishevën është kryetari Ragip Begaj dhe kryetari Fatmir Limaj, ndërsa e ka quajtur Drenocin zemra e Nisma për Kosovën. Ai ka akuzuar PDK-në se ka tentuar prishjen e procesit zgjedhor m2 22 tetor, derisa i ka dërguar selam këtij subjekti që të mos tentoi ta prish procesin e 19 nëntorit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite
Vendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite