LAJMI I FUNDIT:

Projektet e Shpendit për Bardhoshin

Projektet e Shpendit për Bardhoshin

Në Bardhosh, kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti foli për disa nga projektet e tij konkrete që do t’i realizojë në këtë fshat.

“Përveç investimeve infrastrukturore që kanë filluar, me shtrimin e rrugëve dhe zgjerimin e ndriçimit publik, Bardhoshi shumë shpejt do të bëhet me parkun rekreativ-sportiv që përfshinë fushën e basketbollit, tavolinat e pingpongut, shtigjet e këmbësorëve dhe ulëset për pushim”, tha ai.

“Tashmë kemi ndarë buxhetin që në vitin e ardhshëm ta ndërtojmë në Bardhosh çerdhen e re me bazë në komunitet, çerdhe kjo shumë e nevojshme për këtë fshat”, tha Ahmeti.