LAJMI I FUNDIT:

Nga rritja e pagave më së shumti përfitojnë ministrat dhe deputetët

Nga rritja e pagave më së shumti përfitojnë ministrat dhe deputetët

Ministrat, zëvendësministrat, por edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës do të përfitojnë më së shumti nga vendimi i Qeverisë për rritje të pagave prej 4 për qind nga një janari i vitit që vjen.

Por, nga ky vendim do të përfitojnë shumë pak shërbyesit civilë, ku paga e tyre sillet prej rreth 400 euro. Nga një janari i vitit që vjen pagat e shërbyesve do të rriten nga 15 deri në 20 euro, derisa pagat e ministrave, zëvendësministrave, por edhe të deputetëve të Kuvendit do të rritën prej më shumë se 70 euro në muaj.

Ish-ministri i Financave, Agim Krasniqi, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se padrejtësitë dhe gabimet po rriten me rritjen e pabarabartë të pagave.


“U sqarua në shifra se sa do të rriten pagat në sektorin publik. U tha se do të rriten 4% për të gjitha kategoritë. Kjo do t’i rritë te pjesa me e madhe e shërbyesve publikë pakënaqësitë jo për rritje të pagave, por për thellim të dallimeve mes pagës minimale dhe asaj maksimale e për më keq edhe në mes të pagës mesatare dhe asaj maksimale”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Botë
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Mega Zbritja po vjen në Aztech!

Mega Zbritja po vjen në Aztech!

Ekonomi
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike

Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht

Ekonomi
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda

Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda

Ekonomi
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm

Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm

Ekonomi
Kalo në kategori