LAJMI I FUNDIT:

Vendet më të fotografuara në botë: Shqiptarët në “zonën e nxehtë”

Vendet më të fotografuara në botë: Shqiptarët në “zonën e nxehtë”

Ka vetëm një rregull që duhet pasur parasysh kur udhëton: Nëse nuk bën foto, nuk ke qenë aty.

Në hartën e fundit të përpunuar nga Reddit, duke u bazuar nga të dhënat e Sightsmap, tregohet se cilët janë vendet më “të nxehta” ku janë shkrepur më shumë foto çdo ditë.

Turizmi perëndimor kryesisht merr porcionin më të madh të fotove të bëra çdo ditë.


Siç shihet edhe në hartën e mëposhtme, Evropa është më e “ndriçuar” nga të gjithë shtetet e tjera. Në fakt, në Evropë gjenden katër nga pesë vendet kryesore me numrin më të lartë të fotove të shkrepura. Në vendin e pestë, Stambolli, me kullën e famshme të Vajzës. Në vendin e katërt gjendet Parisi me “MoulinRouge”. Në vendin e tretë Barcelona. Ndërsa, në vend të dytë, një tjetër shtet evropian, Roma. Kryesinë e mban New York në kontinentin amerikan.

Fotot, sipas specialistët e fushës së turizmit, kanë një rol kyç në rritjen e vizibilitetit të një shteti, qyteti apo lokacioni të caktuar, sidomos duke marrë në konsideratë edhe rrjetit më gjigand të shpërndarjes në kohë reale: rrjetet sociale.

Shqipëria dhe kosova, sikurse shihen në hartë, gjenden në “zonën e nxehtë”.