Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të hënën në Kamenicë se me përkrahje qytetare dhe nga partnerët e koalicionit fitorja e Shaip Surdullit në Kamenicë është e padiskutueshme.
Ai tha se dita e mirë shihet në mëngjes dhe në bazë të kësaj që po shihet këtu, fitorja jonë në Kamenicë do të ndodh ditën e zgjedhjeve.
“Jam para jush për t’u thënë se profesor Surdulli e ka përkrahjen e plotë të partisë, përkrahjen e qytetarëve, por e ka edhe përgjegjësinë e madhe për të cilën jemi të bindur se do ta kryejë me sukses”, tha Mustafa.
“Punësimi, zhvillimi ekonomik, arsimi më cilësor, shëndetësia, administrata dhe premtimet tjera të Surdullit do të bëhen realitet”, ka shtuar kryetari i LDK-së.
Mustafa ka theksuar se është e qartë se mandati katërvjeçar është i kufizuar dhe nuk premton për zgjidhjen e të gjitha problemeve, por ka shprehur bindjen se Surdulli do të japë maksimumin në realizimin e secilit projekt.
“Shpresoj dhe besoj fuqishëm se profesor Surdulli dhe kandidatët për asambleistë do ta marrin besimin tuaj, besim që do të shpërblehet me qeverisje të mirë. LDK-ja e meriton fitoren, sepse po shihet që askush nuk mund të qeverisë si ne, prandaj do të fitojmë në shumë komuna e më pas do të kthehemi edhe në nivelin qendror”, ka përfunduar kryetari i LDK-së.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli, ka thënë se me partnerët e koalicionit ka përvojën e bashkëpunimit në luftë dhe paqe, në interesa të qytetarëve.
Surdulli ka thënë se është i gatshëm që tërë potencialin e tij ta shkrijë në të mirë të udhëheqjes së komunës, ndërsa është shprehur i bindur për fitore.
“Kamenica do të përparojë dhe do të vazhdojmë të punojmë aty ku e kemi lënë para katër vjetësh. Administrata dhe gjithë komuna do të jetë 24 orë në shërbim të qytetarit, do ta rrisim sasinë e ujit në qytet, do të gjejmë mundësi investimi për pendën e Kremenatës, do të vazhdohet projekti për ujësjellës në fshatrat tjera, do të rregullohet kanalizimi në Koretin dhe çdo lokalitet ku ka nevojë, do të asfaltohen rrugët e rrugicat, do të zgjerohet ndriçimi publik, do të ndërtohet një shkollë në qytet, një në Krilevë, një çerdhe në Roganë dhe do të rinovohet konvikti nxënësve”, ka premtuar Surdulli.
Sipas tij, shkollat do të pajisen me laboratorë, ndërkohë që do të hapen edhe drejtime të reja. Trajnimet e punëtorëve arsimorë, kontrolli i punës së tyre, renovimi i objektit të mjekësisë familjare dhe një varg projektesh tjera kanë zënë vend në programin e Surdullit.
Punësimi i të rinjve, bujqësia dhe subvencionimi i saj, bursat e studentëve, roli i gruas, pensionistët, njerëzit me nevoja të veçanta, përkrahja e klubeve sportive gjithashtu janë paraqitur si projekte që do të realizohen gjatë qeverisjes së LDK-së. Surdulli ka kërkuar mobilizim të përgjithshëm të anëtarësisë në mënyrë që më 22 tetor të arrihet fitorja, e cila do të jetë në të mirë të zhvillimit të Kamenicës dhe Anamoravës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City