LAJMI I FUNDIT:

Diaspora e Istogut, me më së shumti fletëvotime

Diaspora e Istogut, me më së shumti fletëvotime

Organizata NGO Germin ka publikuar një raport në lidhje me votimin e mërgimtarëve në zgjedhjet e 22 tetorit.

Sipas organizatës, mërgimtarët nga Kosova të cilët kanë të drejtë votë, për një afat kohor prej 47 ditësh kanë mundur të regjistrohen për të votuar për zgjedhjet lokale, të mbajtura më 22 tetor 2017.

“Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, ka filluar me datën 16 korrik 2017 dhe ka përfunduar me datën 23 gusht 2017. Për dallim nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku janë dorëzuar 20,354 aplikacione në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), në zgjedhjet për Kryetar të Komunave dhe Asamble Komunale janë dorëzuar përgjysmë; 11,813 aplikacione, duke i përfshirë edhe ato nga kombësitë e tjera joshqiptare” (sic.), thuhet në njoftim.


Sipas kësaj organizate, nga 11,813 aplikacione të dorëzuar për regjistrim, KQZ ka aprovuar 88,7 për qind të aplikacioneve apo 10,478, ndërsa janë refuzuar 11,3 për qind apo 1,335.

Numri më i madh i aplikacioneve për regjistrim ishte pranuar nga këto shtete:

1. Serbia me 4,076 aplikacione, të aprovuara 3,244;

2. Zvicra me 2,361 aplikacione, të aprovuara 2,228;

3. Gjermania me 1509 aplikacione, të aprovuara 1,400;

4. Austria me 1046 aplikacione, të aprovuara 943;

5. Mali i Zi me 827 aplikacione, të aprovuara 819.

Nga numri total i pakove me fletëvotim të aprovuara nga 29 shtete, qytetarëve nga komuna e Istogut që jetojnë jashtë vendit u janë aprovuar 1,413 sosh, që është komuna me numrin më të madh të pakove me fletëvotim të aprovuara për votim jashtë vendit.

Pas Istogut është Komuna e Graçanicës me 414 pako me fletëvotime të aprovuara, duke e lënë pas Gjilanin me 327 sosh. Ndërsa, më së paku aplikacione nga jashtë kishte komuna e Hanit të Elezit, me vetëm tetë pako aprovime.

Mirëpo, gjatë periudhës për votim jashtë vendit, në KQZ deri më 20 tetor janë pranuar vetëm 7,621 pako me fletëvotime, apo 2,857 më pak se numri total i atyre që kanë pasur të drejtë vote. Nga numri total i pakove me fletëvotime, janë aprovuar 6,735 sosh dhe refuzuar 886 pako.

Numri më i madh i votues jashtë vendit, për dallim nga zgjedhjet nacionale ku kishim më së shumti votues nga Zvicra, kësaj here numri më i madh vie nga Serbia me 2006 vota. Pas Serbisë është Zvicra me 1335 vota, duke e lënë pas Gjermaninë me 847 fletëvotime.

KQZ më së paku fletëvotime ka pranuar nga shtetet, si: Kroacia, Japonia, Etiopia, Greqia, Bosnja dhe Hercegovina, Skocia, Holanda etj. /KP/Dtajet për shtet: KËTU/Detajet për komuna: KËTU/

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Kalo në kategori