Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se me gradimin e tre pjesëtarëve të komuniteti serb në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), po realizohet aspirata për një forcë multietknike dhe gjithëpërfshirëse.
Ai këto komente i ka bërë në ceremoninë e gradimit të tre pjesëtarëve të komunitetit serb, në FSK, e mbajtur në Batalionin e Parë të kësaj force në Gjilan.
“Me angazhimin e vet gjatë këtyre viteve, FSK tregon së është forcë në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit. FSK ka ngritur nivelin e profesionalizmit në një shkallë më të lartë, duke kryer me profesionalizëm çdo detyrë që i është dhënë deri më tani. FSK është bërë forcë që gëzon besimin nga të gjithë qytetarët dhe institucioni që garanton stabilitetin e Kosovës”, ka shtuar Thaçi.
Thaçi tregoi se Kosova po bashkëpunon me NATO-n për transformimin e FSK-së dhe se janë në rrugë të drejtë.
Ai më tutje ka shtuar se duke parë këto të arritura të FSK, është i bindur që kjo forcë është e gatshme të marrë detyra të reja dhe të kontribuoj sipas tij, për paqen dhe sigurinë edhe përtej Kosovës.
Pjesë e kësaj ceremonie ka qenë edhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha, i cili ka thënë se ka nderin që në këtë ceremoni t’ia uroj gradimin këtyre pjesëtarëve të FSK, të cilëve iu uron sukses në karrierën e tyre.
Sipas tij, ceremonia e sotme dëshmon që FSK është bërë forcë e besueshme, multietnike, e hapur dhe në shërbim të të gjithëve.
“Ky angazhim dëshmon se ju si qytetarë keni bërë zgjedhjen e duhur, kur jeni përcaktuar për të shërbyer për qytetarët e Kosovës. Ne jemi të përkushtuar për integrimin e qëndrueshëm të komuniteteve në FSK, dhe jemi duke realizuar objektivat tona, jo vetme për integrim, por edhe për avancimin e strukturave të FSK. Me një qasje të tillë serioze, FSK ka përmbushur kapacitetet profesionale, dhe jemi të gatshëm që me këto kapacitete nga konsumues të sigurisë, të kthemi në ofrues të sigurisë, për të gjithë qytetarët e vendit dhe më gjerë”, ka shtuar Berisha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar