LAJMI I FUNDIT:

PSG dhe United në ‘luftë’ për Pochettinon

PSG dhe United në ‘luftë’ për Pochettinon

Mauricio Pochettino është arsyeja e një “lufte” në mes të Manchester Unitedit dhe PSG-së.

Menaxheri i Tottenham Hotspurit thuhet se është në listat e të dy ekipeve gjigante për të marrë drejtimin e tyre në fund të këtij sezoni.

Jose Mourinho ka bërë të ditur se nuk do të qëndrojë në “Old Trafford” për një kohë të gjatë, duke thënë se do të dëshironte ta drejtonte ekipin nga Parisi.


Ndërsa, edhe PSG thuhet se ia ka bërë të qartë spanjollit Unai Emery se puna e tij është në rrezik nëse nuk arrit të paktën gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Forma e mirë e Tottenhamit nën drejtimin e Pochettinos ka bërë që ai të lidhet me skuadrat e mëdha evropiane, edhe pse ai ka thënë se është i lumtur në te ekipi londinez.

Pochettino është pjesë e Tottenhemit që nga viti 2014 kur u largua nga Southampton.