E njomë apo e thatë: Kolla zbulon a keni grip, inflamacion të mushkërive apo diçka shumë më keq
Kolla është e befasishme dhe refleks i përsëritur i cili ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes nga lëngjet, në rastin e irritimit, pranisë së trupave të huaj në trup dhe mikrobeve
Erëza Y. Durmishi
Studente e Fakultetit të Mjekësisë, Prishtinë
Dallojmë disa lloje të kollës si edhe sëmundjen në bazë të simptomave.
Kolla përbëhet nga disa faza: marrja e frymës, nxjerrja e frymës për shkak të glotisit të mbyllur dhe nxjerrjes së dhunshme të ajrit për shkak të hapjes së glotisit, të cilin e shoqërojnë tinguj të ndryshëm.
Mund të jetë e volitshme dhe e pavolitshme, mirëpo shumë baktere dhe viruse, të cilat e shkaktojnë kollën, e cila shumë shpejt të përhapet te familjarët e rinj.
Mund të jetë e shkaktuar me ndonjë sëmundje, me ngufatje, me pirje të duhanit, me ndotje, astmë, refluks të lukthit, bronkit kronik, kancer të mushkërive, dështimin e punës së zemrës dhe me disa barna.
Mund të klasifikohet në bazë të kohëzgjatjes në akute që shfaqet kohë pas kohe, subakute që zgjat tri deri në tetë javë dhe në kronike që zgjat më shumë se tetë javë.
Kolla mund të jetë produktive apo e thatë, të shfaqet vetëm natën, gjatë gjithë ditës apo vetëm gjatë natës.
Kolla kronike nuk krijon gëlbazë, por krijon ndjenjën e rrëshqitjes nëpër fyt. Organizmi ynë në ditë prodhon dy litra mukozë të pastër nga gjëndrat të cilat kanë të bëjnë me hundën dhe sinuset, mirëpo kur ajo bëhet më e dendur apo shtohet për shkak të ndonjë reaksioni alergjik, ftohjes apo gripit, shfaqet kolla. Në atë rast më së miri është të përdoret solucioni fiziologjik për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Kolla për shkak të refluksit të lukthit krijon ndjenjën sikur në fyt na ndizet zjarr dhe lë shije të hidhur apo të thartë në gojë, sepse thartira e lukthit kthehet në drejtim të ezofagut dhe fytit. Kolla e këtillë i mundon një të katërtën e njerëzve, ndërkaq e neutralizojnë antacidet.
Këshillohet zvogëlim i konsumimit të kafesë, ushqimit të yndyrshëm dhe me erëza.
Kolla produktive është konstante me plot gëlbazë, e cila vështirëson frymëmarrjen dhe shkakton fërshëllime me rastin e frymëmarrjes, shtrëngime në gjoks dhe frymëmarrje të vështirësuar, posaçërisht në orët e mëngjesit.
Më së shpeshti është simptomë e bronkitit dhe përcjell frymëmarrja e vështirësuar, krikëllime në gjoks dhe temperaturë e lartë, por më së shpeshti natën.
Kolla e dhembshme dhe e ndërprerë është posaçërisht e fuqishme dhe e përcjellë me gëlbazën e verdhë-të hirtë apo të gjelbër, që e shkakton bronkiti akut.
Shërimi i saj kërkon regjim shtrati dhe pirje të mjaftueshme të lëngjeve për të penguar dehidratimin dhe mukozën. Nëse shfaqet gjak, kjo mund të jetë shenjë e kancerit të mushkërive dhe kërkon reagim të shpejtë.
Kolla e thatë më së shpeshti është simptomë te astma, por mund të jetë e nxitur edhe me ftohje, qeshje apo me mundime, në kontakt me ndonjë ushqim apo alergjen. Kur shfaqet laringitisi, inflamacioni i fytit, shfaqet kollë e thatë e ngjashme me lehjen e qenit që e përcjellin ngjirja e zërit, dhembja dhe frymëmarrja e vështirësuar.
Kolla e thatë është simptomë e gripit, ndërkaq ajo më vonë kalon në kollë produktive.
Forma më e vështirë e kollës është ajo e cila ka simptomë të kancerit të mushkërive. Ajo është konstante dhe shpesh e përcjellë me pështymë me gjak, dhembje në gjoks dhe në supe, humbje të apetitit dhe me humbje peshe të trupit.
Është e ngjashme me simptomat e infeksionit të mushkërive për ç’shkak është vështirë të kuptohet si simptomë e sëmundjes shumë më serioze. Kanceri i mushkërive është lloji më vdekjeprurës i sëmundjes dhe shumicën e tipave të tij i shkakton pirja e duhanit.
Kolla është shumë e fortë dhe mund të zgjasë edhe një muaj pas shërimit nga ftohja. Nëse zgjat më shumë duhet patjetër të shkoni te mjeku qoftë kur është kolla e thatë apo produktive.
Te pacientët më të vjetër se 65 vjeç çdo ftohje, madje edhe kollë, mund të çojë në komplikime serioze për ç’shkak këshilloheni të keni shumë kujdes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A