Drenthe zbulon arsyen pse e la futbollin në moshën 29 vjeçare – Fëmijëria e vështirë me babanë e vrarë dhe përjashtimi që i bëri Mourinho nga Reali (Foto)
Ka shumë pak lojtarë që e lënë futbollin nën moshën 30 vjeçare, por Royston Drenthe i lindur në Rotterdam në vitin 1987 këtë e ka bërë.
Para dhjetë vitesh ai kishte arritur të nënshkruante me Real Madridin, pasi u zgjodh lojtari më i mirë për 21 vjeç në Kampionatin Evropian.
Jeta e Drenthes ka qenë plot peripeci dhe mund t’i ngjajë një libri që e lexon me endje.
Në fakt ai tani mbush 30 vite dhe ka vendosur që të shkruajë një autobiografi. Ish mesfushori ka vendosur që rrëfimin e tij ta tregoj për Marcan.
“A e dini që babai im vdiq kur isha vetëm tre vjeç? E vranë atë në rrugë. Nëna ime e fshehu nga unë këtë fakt për një kohë që të më mbrojë. Ajo më tha se ishte një aksident, por në të vërtet ishte diçka tjetër”, fillon rrëfimin e tij Drenthe.
“Duket një kohë e mirë që ta shkruaj një autobiografi. E kam lënë futbollin në moshën 30 vjeçare, por kam përjetuar më shumë se çdo kush që mund të jetojë 200 vjet. Tregimi im do të fillojë për rrëfimin mbi mamanë time. Do të jetë hera e parë që unë hapem dhe flas për të. Është e vështirë”.
“Nuk ka qenë e lehtë, natyrisht. Mamaja ime dëshironte të më mbrojte, nuk donte që unë të vuaja pasi isha fëmijë. Më mbrojte dhe nuk kisha frikë apo dobësi”.
“Dëgjoja gjëra nga rruga, por ajo gjithmonë më thoshte se nuk është ashtu. Ajo donte të më mbronte pasi unë jam nga Roterdami, dhe rrugët e Roterdamit, janë të vështira. Jam bërë burrë që në moshë të vogël, më është dashur të luftojë shumë”.
“Kam pasur momente të mira dhe momente të këqija. Nuk shikoj prapa me pendim. A ka mundur të kem karrierë më të mirë? Po. Në këtë jetë duhet të vazhdosh të jetosh”.
Drenthe tregon ditën kur vendosi që t’i jap fund futbollit.
“Pasi nuk kam qenë i lumtur. Kam qenë i lodhur, në depresion, pa shpresë… nuk më ka bërë të lumtur fakti që kam luajtur futboll profesionist. Nuk më pëlqen kjo botë. Gjëra të këqija më kanë ndodhur. Isha duke luajtur në Emirates dhe thash një moment. Mjaftë, nuk mundem më”.
“Kisha probleme me agjentët, me njerëzit që donin të ishin afër meje. Nuk dua të jap emra, por në futboll ka shumë njerëz që nuk janë të ndershëm”, ka thënë Drenthe në një pjesë të intervistës.
Ai kujton kohën kur luante me yje të mëdhenj si Casillas, Raul, Guti e Cannavro.
“Ishte kohë e mirë te Real Madridi pasi luaja me lojtarë si [Fabio] Cannavaro, [Ruud] Van Nistelrooy, [Sergio] Ramos, Marcelo, Raul, Guti, [Wesley] Sneijder, [Iker] Casillas… lojtarë që janë legjenda. Kam luajtur edhe me Cristiano Ronaldon, [Karim] Benzema… një ëndërr e bërë realitet të luash me ta”.
“Fansat më pëlqenin. Madridi është shtëpia ime, sikurse Roterdam. Njihem këtu si në shtëpi”.
Holandezi tregon kohën kur bëri debat të ashpër me Jose Mourinhon, pasi ai i kërkonte ta largohet nga Real Madridi.
“Luaja te Real Madridi. Me [Bernd] Schusterin kisha marrëdhënie të mira. Problemet filluan me [Jose] Mourinhon, ai më bëri të largohesha nga Real Madridi. Kam pasur një debat shumë serioz më të pasi nuk jam i lumtur me atë që kishte bërë ndaj meje”.
“Në vitin 2010 para fillimit të sezonit punoja shumë. Isha shumë i fokusuar. Marcelo ishte i lënduar dhe prisja të luaja dhe të kisha sukses. Dhe papritmas në ditën e fundit të afatit kalimtar ai më fton në bisedim dhe më kërkon të largohem. Kisha 24 orë që ta zgjedhja një skuadër të re.
“Nuk mund të ta besoja. Bëra fjalë me të, serioze. Ai u mbronte që vendimin e kishte marrë Jorge Valdano. Shkova në huazim te Hercules”, tregon Drethe.
Ai tregon edhe për sherret që kishte bërë me Fernado Gagon dhe Javier Saviolan.
Sot mesfushori simpatik është 30 vjeç, ndërsa ka pesë fëmijë, katër vajza dhe një djalë.
Ai jeton me një restorant që e ka hapur në për të njerkut të tij që e vlerëson shumë.
Gjatë karrierës së tij ai ka pasur skuadra si Feyenoord, Real Madrid, Hercules, Everton, Alania Vladikavkaz, Reading, Sheffield Wednesday, Kayseri Erciyesspor dhe Baniyas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë