LAJMI I FUNDIT:

31.7% e ekonomisë në Kosovë është jo formale

31.7% e ekonomisë në Kosovë është jo formale

Ministria e Financave dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes projektit të financuar nga BE-ja “Mbështetja e mëtejmë për institucionet e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, kanë prezantuar vlerësimin e vëllimit të ekonomisë joformale në Kosovë.

Me këtë rast u tha se informaliteti në Kosovë është prezent mbi mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian dhe në vitin 2015, krahasuar me periudhën e mëhershme referuese 2013, ka rënie nga 32.7 në 31.7 për qind.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se Qeveria e Kosovës si top prioritet ka përcaktuar sundimin e rendit dhe të ligjit e që kjo do të reflektojë edhe në projektbuxhetin për vitin 2018.


“Informaliteti është prezent mbi mesataren e vendeve të BE-së dhe ne duhet të fokusohemi që këtë informalitet me masa konkrete ta reduktojmë dhe ta sjellim në nivele sa më të ultë. Pos vlerësimit të nivelit të ekonomisë jo formale ku sipas këtij raporti ka shënuar një zbritje të lehtë. Në vitin 2015-të, krahasuar me periudhën e më hershme referuese 2013-të, nga 32.7 në 31.7, raporti liston një numër të rekomandimeve që ne seriozisht do t’i marrim gjatë punës tonë të ardhme”, tha Hamza.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, në programin e saj qeverisës një nga top prioritetit e ka përcaktua sundimin e rendit dhe të ligjit.
“Këtë top prioritet e ka reflektua edhe në projektbuxhetin e vitit 2018-të, ku institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit kanë pasur trajtim me prioritet. Nëse e shikojmë projektbuxhetin për vitin 2018-të del që në raport me numrin aktual të punësuarve vetëm në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokuroria do të kenë mundësi të rriten edhe 690 pozita të reja duke përfshirë krijimin e ambientit të mirë për biznes, barazisë në treg dhe pastaj kjo reflekton edhe në buxhetin e Kosovës në nivel më të lartë për të hyrat në buxhet”, tha Hamza.

Ndërsa, shefja e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova, ka thënë se ekonomia joformale është një çështje që BE-ja po e shikon nga afër.

“Vlerësimi tregon se ka pasur një rënie të lehtë të ekonomisë informale në Kosovë që nga viti 2013. Kjo është kryesisht për shkak të reformave të ndërmarra nga Ministria e Financave, dhe më veçanërisht nga administrata tatimore dhe doganore. Prandaj, do të doja ta shfrytëzoj këtë mundësi dhe të komentoj punën e mirë në këtë drejtim nga administrata përkatëse dhe të nxis menaxhimin e tyre që të vazhdojnë me punën e mirë të bërë. Por raporti gjithashtu thekson se më shumë se 4 milionë nuk janë llogaritur nga statistikat zyrtare. Këto para mund të rrjedhin dhe mund të jenë të ardhura nga ekonomisë joformale ose nga aktivitetet kriminale”, tha Apostolova.

Ndërsa, Antonin Braho, nga BE, ka prezantuar të gjeturat dhe rekomandimet e dala nga vlerësimi.

“Në vitin 2016-të zhvillimi nuk ka qenë aq i madh ka pasur ngritje në punësim, i cili duket se ka kaluar nëpërmjet formalizmit të tregut të punës. Gjithashtu koeficienti është përmirësuar dhe pabarazia është zvogëluar gjatë viteve. Sa i përket shifrave të ekonomisë jo formale këtu mund të shihni një krahasim të Kosovës me shtetet tjera kryesisht të BE-së dhe disa shtete në rajon. Ju mund të shihni se atë që e kemi vlerësuar ne është 31.7 dhe është më e lartë se sa mesatarja e të gjitha vendet e BE-së, megjithëse është e krahasueshme me rajonin. Andaj vetëm dy shtete Bosnja dhe Shqipërinë janë mbi Kosovën dhe të tjera Serbia dhe Mali i Zi janë nën këtë shkallë”, tha Braho. /Kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Ekonomi
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Ekonomi
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Botë
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Ekonomi
Kalo në kategori