LAJMI I FUNDIT:

Flaka Krelani dhe Pancho City vijnë me “Def Star” (Video)

Flaka Krelani dhe Pancho City vijnë me “Def Star” (Video)

Këngëtarja nga Gjakova, Flaka Krelani ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re në bashkëpunim me Pancho City.

Kënga është e zhanrit dubstep, e ndërthurur me elemente interesante, që i sjell në një bashkëpunim krejt ndryshe dyshen e njohur.

Flaka Krelani vjen mjaft atraktive në klipin e ri “DEF Star”

Muzika është punuar nga Pancho City, i cili gjithashtu ka shkruar edhe tekstin në bashkëpunim me Flakën.


Klipi i këngës është gjithashtu interesant, dhe është punuar nga Blerdi Malushi, me produksionin e tij Maximus.

Si në çdo paraqitje tjetër të saj, edhe këtë herë Flaka ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e fansave me paraqitjen provokuese dhe atraktive në klip.

E njëjta këtë vit ka qenë shumë aktive në muzikë, ndërsa vazhdon të jetë e pranishme kudo ku këndohet muzikë ‘live’. /Telegrafi/