LAJMI I FUNDIT:

Konfuzion rreth numrit, sa shtete e kanë njohur Kosovën?

Konfuzion rreth numrit, sa shtete e kanë njohur Kosovën?

Publikimet në media, fillimisht në ato serbe, se Republika e Surinamit “ka tërhequr njohjen” ndaj Kosovës, si dhe përgjigja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, se ajo nuk ka marrë ndonjë njoftim zyrtar për ndonjë tërheqje eventuale të njohjes nga Surinami, ka nxitur sërish konfuzion lidhur me numrin e saktë të njohjeve formale që ka marrë Kosova.

Në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Kosovës figurojnë 114 njohje, përfshirë edhe Republikën e Surinamit.

I paqartë mbetet numri i këtyre njohjeve edhe për anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës.


Nënkryetarja e këtij komisioni, Time Kadrijaj, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pati kjo brenda koalicionit qeverisës, shpjegon se edhe në mandatin e kaluar të legjislativit është kërkuar nga ekzekutivi i mëparshëm që numri i njohjeve të Kosovës të bëhet publik.

Sipas saj, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë të drejtë të kërkojnë një përgjigje rreth numrit të saktë të njohjeve nga ministri i Punëve të Brendshme. Por, tash për tash, siç thotë ajo, numri i njohjeve besohet të jetë ai që është në listën e njohjeve të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme të vendit.

“Ne nuk mund të themi se na ka njohur një shtet nëse nuk na ka njohur. Kjo (lista e njohjeve) na u ka servuar dhe e dimë se gjithçka është bërë publike. Megjithatë, mund të kërkojmë edhe zyrtarisht që ta dimë saktë se sa është numri i njohjeve, në mënyrë që ta kemi parasysh që me cilat vende duhet të aranzhojmë ë të zhvillojmë takime dhe të lobojmë për njohje të reja të Kosovës”, është shprehur deputetja Kadrijaj.

Anëtari tjetër i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Dukagjin Gorani, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo opozitare, thotë se dëshira e madhe që Kosova të ketë sa më shumë njohje, ka prodhuar një situatë të paqartësisë formale dhe teknike.

“Pra, ekziston një bindje që numri i njohjeve nuk i nënkupton vetëm shtet që e kanë formalizuar njohjen, por edhe shtetet që kanë qenë në proces të formalizimit ose që eventualisht e kanë shprehur mundësinë e njohjes në të ardhmen. Mirëpo, prej dëshirës së madhe, si duket, e ndoshta edhe papërgjegjësisë, Ministria e Jashtme e Kosovës (në mandatet e deritashme), pra ministrat e caktuar, gjatë gjithë kohës nuk e kanë qartësuar përfundimisht se cilat njohje janë të formalizuara dhe cilat janë në proces”, thekson deputeti Gorani.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, thotë se çështja e njohjeve të Kosovës, deri më tash më shumë ka shërbyer si lloj kamuflimi për dështimet në politikën e jashtme të vendit. Rritja e numrit të njohjeve apo ngecja e tyre, sipas tij, nuk ka sjellë ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë në ecurinë e shtetit të Kosovës në politikën ndërkombëtare.

“Çështja e njohjeve është shndërruar në një lojë politike dhe për këtë arsye edhe është krejtësisht tragjikomike që nuk dihet numri i saktë i shteteve, të cilat e kanë njohur Kosovën, gjë që është shumë e lehtë për t’u verifikuar. Mjafton vetëm një komunikim zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të shtetit përkatës, që të evidentohet kjo çështje me saktësi zyrtare”, tha Muhaxhiri.

Në anën tjetër, zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Qeverisë së Kosovës, nuk kanë qenë të qasshëm për të sqaruar nëse është i saktë numri i vendeve, të cilat figurojnë në listën e vendeve që kanë njohur Kosovën, që është publikuar në faqen e internetit të kësaj ministrie.

Deputetët, anëtarë të komisionit parlamentarë për punë të jashtme, kanë theksuar se gjatë ditëve të ardhshme, deputetët duhet ta ftojë ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin dhe të kërkojë saktësimin e numrit të njohjeve, si dhe qartësimin dhe shpjegimin e situatës së krijuar lidhur me tërheqjen e supozuar të njohjes nga Surinami. /REL/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori