LAJMI I FUNDIT:

Kush është Joveski, i cili pritet të jetë kryeprokurori i ri i Maqedonisë?

Ljubomir Joveski është propozimi i Qeverisë së Maqedonisë për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore Publike.

Qeveria e vendit e ka zgjedhur Joveski-n si kandidat më të denjë, duke u bazuar në të kaluarën akademike.

Por kush është dhe çka ka punuar Joveski?
-Për herë të parë Joveski ka punuar në vitin 1970 në Sekretarijatin për drejtësi në Republikën Socialistë të Maqedonisë.


-Ka qenë në Gjykatën Themelore Publike – Shkupi 2 ndërsa në vitin 2003 është zgjedhur si ndihmës prokuror publik.

-Në Këshillin e Prokurorëve Publik është prej dy viteve ndërsa më herët ka qenë edhe një nga 10-të zëvendësit e Marko Zvrlevskit, prokurori i shkarkuar, shkruan Faktor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në listën për pasurinë e tij ai ka paraqitur një banesë në Shkup prej 51 metër katrorë në vlerë prej 38 mijë eurosh. Ai gjithashtu ka paraqitur edhe një ”Renault Megane” dhe një ”Yugo” e vjetër 19 vjeç.

Në bankë, Joveski ka 7 mijë euro dhe një borxh në kartelën e kreditit prej 150 mijë denarë apo 2439 euro.

Zgjedhja e Joveskit duhet të kalojë në Kuvend ku duhet të merr mbështetjen e 61 deputetëve. Mandati i kryeprokurorit është gjashtë vite. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori