Trajneri i Cleveland Cavaliers, Tyronn Lue, e ka quajtur të turpshme mënyrën se si ekipi i tij po hi humbë ndeshjet në NBA.
Cavaliers kanë një prej starteve më të dobëta në vitet e fundit, starti më i dobët që prej vitit debutues të LeBron James në NBA me 4 fitore e 6 humbje në 10 ndeshjet e para.
Dhe, trajneri i Cavaliers thotë se duhet të turpërohen të gjithë për mënyrën se si Cavs po mposhten nga skuadra të cilat kanë mungesë të lojtarëve kryesorë.
“Unë duhet të vazhdoj të tregoj video nga këto ndeshje dhe të flas për to. Duhet të sigurohem se ne jemi në dijeni për situatën dhe djemt duhet të turpërohen për mënyrën se si po na mposhtin”.
“Ekipet ndaj të cilave po luajmë e që kanë lojtarë kyç jashtë nuk po arrijmë t’i mposhtim. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë dhe të luftojmë e të luajmë fort”.
“Nuk është problemi vetëm te shartuesit, por te të gjithë ne. Duhet të gjithë të luajmë më mirë dhe të dalim nga kjo greminë. Startuesit e kanë kuptuar se duhet të luajnë më mirë. Por, në këtë punë jemi të gjithë bashkë”, deklario Lue.
Cleveland Cavaliers e ka mbrojtjen më të dobët në NBA këtë sezon me përqindje nga tri pikë që kanë çaluar. Mbrojtja e “pick and rollit” më nuk po funksionon si duhet dhe mbyllja e “shuterëve” në perimetër po ashtu po dështon. Trepikëshat nuk po shënohen më dhe nuk ka mbrojtje të koshit me Love që po luan në pozitën e qendrës. Po ashtu, Cavs kanë probleme edhe me qarkullim të topit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMomenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur