LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Nisma do të vazhdojë të mbetet në skenën politike (Video)

Bajrami: Nisma do të vazhdojë të mbetet në skenën politike (Video)

Anëtarja e kryesisë së Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, ka theksuar se beson se partia e saj ka orientim social demokrat.

Ajo në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka theksuar se kjo parti, sipas saj, do të vazhdojë të mbes gjallë në skenën politike.


“Arsyeja se pse ne do të vazhdojmë, është qasja jonë në fushatë dhe në Kuvend, në legjislaturën e kaluar, në këtë tash, por edhe qasja jonë me ministritë që po i drejtojmë. Puna jonë është dëshmi që Nisma po thellohet dhe po i familjarizon qytetarët me konceptin social demorkatik. Edhe Nisma në Malishevë e ka bërë atë që të ndihen të gjithë qytetarët të barabartë”, ka shtuar Bajrami./Telegrafi/