LAJMI I FUNDIT:

Si të bëni gjumë më të mirë dhe ta luftoni lodhjen

Si të bëni gjumë më të mirë dhe ta luftoni lodhjen

Gjumi është pjesë esenciale e shëndetit tonë dhe direkt ndikon në mënyrën se sa të aftë jemi të mësojmë, të rritemi dhe të sillemi në jetë.

Kur jemi në gjumë, trupat tonë e kanë tërë kohën e rëndësishme për ta riparuar dëmin e ADN-së në qeliza të trupit që është shkaktuar gjatë ditës, transmeton Telegrafi.

Kjo na ndihmon të ndihemi më mirë, ta forcojmë sistemin e imunitetit dhe ta mirëmbajmë peshën trupore.


Problemet me gjumë, dhimbjet e kokës, shqetësimi dhe lodhja kanë shkaktarë. Sistemet kryesore të përfshira janë truri, palca kurrizore, sistemi nervor, gjëndrat e adrenalinë dhe sistemi i tretjes. Të gjitha këto janë të ndërlidhura, prandaj një ndryshim në njërin sistem, mund të ndikojë te të gjithë sistemet.

Duke marrë parasysh rëndësinë që ka gjumi, këto janë disa nga këshillat më të mira për t’i rregulluar problemet me gjumë dhe problemet tjera si lodhja dhe shqetësimi:

– Rriteni pulsin e zemrës duke synuar 30 minuta lëvizje (ecje e shpejtë apo vrapim) në ditë

– Shmangni alkoolin para gjumit sepse alkooli është depresant, dhe rrjedhimisht e redukton triptofanin dhe serotoninën.

– Respektojeni ritmin hormonal

– Bëni dush. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori