LAJMI I FUNDIT:

Atraktive në veshje të shtrenjtë sportive dhe ditore – Duda Balje tregon anën e bukur në Romë (Foto)

Atraktive në veshje të shtrenjtë sportive dhe ditore – Duda Balje tregon anën e bukur në Romë (Foto)

Deputetja e njohur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, edhe një herë ka treguar arsyen për të cilën edhe njihet.

Tashmë ka pak dyshime se ajo është deputetja më e bukur dhe më atraktive në organin më të lartë institucional të vendit tonë.


“Just do it”, Duda shfaqet Nike certified me të gjitha akcesorë nga brendi i njohur. Foto: Facebook

Bukuroshja e koalicionit Vakat, e cila arriti të zgjidhej për një tjetër mandat deputete, ka treguar anën e saj të bukur nga vizita e fundit në Romë.

E shoqëruar nga vajza, Zejna, deputetja bionde ka treguar se pse është më atraktivja dhe më joshëse ndër deputetet.

Këpucët sportive Air Max kalojnë vlerën 200 euro dhe nuk gjenden dyqanet në Kosovë. Foto: Getty Images

Ajo shfaqet në veshje sportive në të zezë, me kapelë, e këpucë sportive Nike në vlerë mbi 200 euro, kurse dukja komplete e saj kalon shumën e rreth 500 eurove.

Deputete apo modele? Duda duket mirë në dy profesionet. Foto: Facebook

Për të mos mjaftuar, ajo në imazhe tjera nga roma ajo shfaqet në xhinse të cilat nxjerrin në pah trupin e saj në top formë, këpucë të zeza dhe xhaketë të gjelbër, e bluzë pink, duke kompletuar një kombinim të bukur shumëngjyrësh.

Momente të bukura me vajzën Zejna në McDonalds. Foto: Facebook

“Nuk kam mundur të zgjedh një bashkë-udhëtare më të mirë se vajzën time. Ne kurrë nuk do t’i harrojmë katoi ditë, Roma me bukuri të paimagjinueshme”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Facebook.

Nënë e bijë, Foto: Facebook

Vajza nuk e lë prapa me dukjen po ashtu plot stil, teksa zgjodhi të dukej më “cool” se nëna e saj.

When in Rome – Duda Balje shfaqet atraktive. Foto: Facebook

Në tjera imazhe ajo largon bluzën pink, për të ekspozuar bluzën tjetër me mëngë të shkurtra në një ditë të nxehtë në Romë, bluzë e ngusht kjo e cia vë në plan të parë gjoksin e deputetes, i cili tërheq vëmendjen, krahas akcesorëve si çanta dhe syzet “Ray Ban” me çmim afro 200 euro.

Duda pëlqen syzet e shtrenjta “Ray Ban”. Foto: Facebook

Duda vërehet se pëlqen shumë akcesorët origjinalë nga brendet më të njohura, të cilat nuk përkojnë me standardin ekonomik të shumicës së qytetarëve të Kosovës.

Bombastike në të bardhë, Duda nxit imagjinatën. Foto: Facebook

Sidoqoftë, deputetja pritet t’u kthehet angazhimeve në Kuvend me t’u kthyer nga vizita e saj në Romë, ku ajo duket se kaloi kohë shumë të mirë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori