LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri-Turqi, Komisioni i Përbashkët për Sigurinë

Shqipëri-Turqi, Komisioni i Përbashkët për Sigurinë

Gjatë vitit 2018, do të mblidhet komisioni i përbashkët i sigurisë mes Turqisë dhe Shqipërisë. Takimi pritet të zhvillohet në Turqi.

Për këtë u ra dakord sot, gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë mes Selami Altinok, Guvernator dhe Drejtor i Përgjithshëm i Sigurisë i Republikës së Turqisë dhe Drejtorit të Policisë Shqiptare, Haki Çako.

Gjatë takimit dy drejtorët, Çako dhe Altinok kanë vlerësuar si të shkëlqyer bashkëpunimin midis Autoriteteve Policore Shqiptare dhe Turke, për parandalimin dhe goditjen e terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.


Të dy drejtuesit nënvizuan gatishmërinë që ashtu si me vendet e tjera të Ballkanit, të thellojnë edhe më tej luftën kundër elementëve radikalë.

Të orientohen qartazi drejt partneritetit në të gjitha vendet e rajonit , si dhe në një front, në luftë kundër të gjithë këtyre fenomeneve që shqetësojnë dhe cënojnë sovranitetin dhe sigurinë kombëtare. Vendosmërinë për të kontribuar maksimalisht në parandalimin e çdo lloj iniciative dhe për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore çdokënd që shkel dhe cënon sovranitetin ose sigurinë e kombeve.

“Në emër të Policisë së Shtetit ju shpreh mirënjohjen për kontributin që i është dhënë Policisë së Shtetit në arsimimin policor, por edhe me vazhdimin e specializimeve që bëjnë oficerët e Policisë Shqiptare në Akademinë e Turqisë. Keni treguar se pavarësisht nga gjuha, misioni dhe qëllimi ka qenë i njëjtë, ndaj dhe operacionet e përbashkëta kanë pasur sukses të padiskutueshëm dhe të vlerësuar nga partnerët tanë”, tha Çako.

“Unë uroj dhe dëshiroj që kjo vizitë të kontribuojë shumë në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit që vazhdon prej një kohe të gjatë midis dy Drejtorive të Përgjithshme të dy institucioneve tona. Marrëdhëniet tona po vazhdojnë në të gjitha fushat në një mënyrë të përkryer. Ka patur një bashkëpunim shumë të mirë dhe intensiv në fushën e trajnimeve midis dy Drejtorive të Përgjithshme”, i shpreh Altinok.

Në fund të takimit Selami Altinok, Guvernator dhe Drejtor i Përgjithshëm i Sigurisë i Republikës së Turqisë, ka shprehur kërkesën që gjatë vitit 2018 të mblidhet Komisioni i Përbashkët për Sigurinë, dhe ky Komision të mblidhet në Turqi, kërkesë që u mirëprit dhe u vlerësua si shumë e vlefshme nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako Gjatë vizitës në vendin tonë, delegacioni i lartë i Policisë Turke, zhvilloi disa vizita e takime, në Elbasan e Krujë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori