Partitë politike që pritet të garojnë në balotazh për zgjedhjet lokale me datë 19 nëntor, kanë nisur të zhvillojnë takime e bisedime për mundësinë e lidhjes së koalicioneve.
Drejtuesit e partive politike thonë se ende nuk ka diçka konkrete rreth koalicioneve pos takimeve të zyrtarëve politikë në nivel lokal. Mirëpo, njohësit e çështjeve politike, mendojnë se çfarëdo marrëveshje politike që mund të arrihet ndërmjet partive politike për balotazh, nuk mund të jetë e natyrshme derisa, si në nivel qendror po ashtu edhe në atë lokal, subjektet politike janë të përçara.
Njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu, tha se partitë politike mund t’i bëjnë koalicionet zgjedhore për çështje të interesit politik dhe shtrirje të ndikimit.
“Edhe në mënyrë formale dhe joformale, edhe në mes të atyre subjekteve që akuzojnë njëra-tjetrën në nivel qendror po edhe lokal për gabimet që kanë bërë. Tashmë interesi i shtyn për koalicione dhe ta fitojnë mandatin ekzekutiv në një komunë ose në një tjetër”, thekson Baraliu.
Analisti politik, Artan Muhaxheri, thotë se çështja e balotazhit dhe e koalicioneve është kompromis politik jashtë vullnetit të shprehur të qytetarëve. Ai, madje, mendon se partitë politike nuk kanë programe të qarta ideologjike, e as nuk investojnë në profilizimin e tyre.
Muhaxheri konsideron se forma e balotazhit zgjedhor në Kosovë po e deformon votën e qytetarëve dhe vetë vullnetin e tyre.
“Këto koalicione janë tejet të dëmshme për qeverisjen, qytetarët dhe nuk premtojnë asgjë të mirë pasi përveç ardhjes në pushtet nuk kanë ndonjë pikë programore e cila mund të jetë e besuar për qytetarët e komunave të Kosovës e që do të rezultojë me projekte të dobishme”, thekson Muhaxheri.
Partitë politike deri tash nuk janë deklaruar se kanë vija të kuqe bashkëpunimi për asnjërën prej partive politike. Ndërkohë që koalicionet ndërmjet tyre, mund të ndryshojnë, nga komuna në komunë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë