LAJMI I FUNDIT:

Morina: Është fitore me peshë për ne

Morina: Është fitore me peshë për ne

Gjilani ka arritur një fitore tejet të vlefshme në ballafaqim me liderin aktual Llapin.

Bardh e kuqtë kanë triumfuar me rezultat 2-0 falë dy golave nga sulmuesi Gzim Rusi.

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina ka deklaruar pas ndeshjes se është fitore me peshë për ta.


Ai fillimisht nuk harron të merret si gjithnjë me mediat, pasi vazhdimisht po i përmend nëpër deklarata.

“Ndonjë portali ia kemi prishur punët sepse jemi larguar nga zona e barazhit”, ka deklaruar Morina për Supersport.

“I kemi telashet tona me lëndime dhe kartonë. Sot treguam që dimë të luajmë dhe është një fitore me peshë për ne”.

Tutje Morina ka deklaruar se e deshën më shumë fitoren dhe ka lavdëruar skuadrën e Llapit.

“E deshëm fitoren më shumë. Edhe Llapi pati rastet e veta. Është një skuadër shumë e mirë, me skuadër të fortë, shtab teknik të mirë dhe me organizim fenomenal”, ka përfunduar Morina.

Pas kësaj fitore, Gjilani ngritët në pozitën e tretë me 23 pikë të tubuara, tri më pak se Llapi. /Telegrafi/