LAJMI I FUNDIT:

Flamurtari ndal Dritën, nuk ka fitues në Podujevë

Flamurtari ndal Dritën, nuk ka fitues në Podujevë

Nuk ka sjellë fitues ndeshja e zhvilluar mes Flamurtarit dhe Dritës që përfundoi në barazim 1-1.

Drita e nisi më mirë ndeshjen dhe u tregua e rrezikshme që nga fillimi.

Drilon Musaj rrezikoi fillimisht me nj3 goditje nga largësia por pa sukses.


Nê minutën e 12-të mysafirët organizuan një aksion tejet të mirë me Xhevdet Shabanin.

Sulmuesi anësorë asistoi bukur te Kastriot Rezha i cili shënoi për 0-1.

Drita përsëri rrezikoi me Xhevdet Shabanin dhe Kastriot Rexhën por pa sukses.

Rast të mirë shënimi për vendasit pati edhe Egzon Krasniqi por goditja e tij ishte e pasaktë.

Me epërsinë minimale të mysafirëve 0-1 përfunduan 45 minutat e para.

Edhe në pjesën e dytë gjilanasit ishin më të rrezikshëm.

Por vendasit arritën të barazonin rezultatin në minutën e 73-të.

Ishte Jurgen Gjini i cili shënoi nga afërsia për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Pas këtij barazimi Drita mbetet në pozitën e tretë me 22 pikë të fituara, ndërsa Flamurtari në të 11-tën me vetëm tetë pikë.

Javën e ardhshme Drita pret Lirinë ndërsa Flamurtari do të përballet me Besën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

La Liga
E paimagjinueshme se si mbrojtësi i Anglisë arriti ta bënte këtë ndërhyrje nga vija e portës

E paimagjinueshme se si mbrojtësi i Anglisë arriti ta bënte këtë ndërhyrje nga vija e portës

Përfaqësueset
Rooney zgjedh ekipin më mbresëlënës deri më tani në këtë sezon të Ligës Premier

Rooney zgjedh ekipin më mbresëlënës deri më tani në këtë sezon të Ligës Premier

Premier League
Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

La Liga
Thomas Tuchel kërkon yllin e Barcelonës si nënshkrimin e parë nëse ai bëhet trajner i Man Utd

Thomas Tuchel kërkon yllin e Barcelonës si nënshkrimin e parë nëse ai bëhet trajner i Man Utd

Premier League
Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

La Liga
Kalo në kategori