Prindërit e Astrit Deharit, Avniu dhe Xhemileja, kanë kërkuar edhe një herë tjetër që rasti të hetohet nga Instituti Zviceran për Mjekësi Ligjore, duke nënvizuar se përfundimet e tyre juridikisht do të jenë të pranueshme për ta.
Avni Dehari ka thënë se kanë bërë kërkesë që kjo të bëhet, pranë zyrës së kryeministrit Ramush Haradinaj, ndërsa Xhemilja ka deklaruar se janë misterioze zhvillimet pas vdekjes së dy bijëve të saj.
“Ne kemi kërkuar që ekspertiza të bëhet nga ekspertë zviceranë, por ajo kërkesë na është refuzuar nga qeveria e kaluar. Kërkesën e kemi bërë sërish, pranë qeverisë aktuale, dhe presim që ajo të pranohet dhe të zbardhet rasti”, është shprehur zotëri Dehari.
“Përfundimet që do t’i sjellë hetimi nga instituti zviceran juridikisht ne do t’i pranojmë”.
“Kur na vdiq Arbnori, më pas i vdiq edhe hetuesi. Pasi vdiq Astriti, i vdiq dëshmitari. Ai thuhet se ka ditur shumë gjëra për rastin e tij”, ka shtuar zonja Dehari.
Ndërsa avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka theksuar se pret që të konfirmohet opinioni i ekserpëtve të pavarur, se Astrit Dehari është vrarë, dhe se ka shumë fakte për këtë verzion.
“Me rastin e obduksionit, eksperët e pavaruar kanë konstatuar se në trupin e tij ka pasur shenja dhune, ndërsa ka vdekur nga asfiksia e dhunshme, që me fjalë të tjera do të thotë se kemi të bëjmë me vrasje”, tha Gashi.
“Për këtë arsye familja Dehari ka zgjedhur institutin e mjekësisë ligjore në Zvicër, kërkesë e cila është refuzuar nga qeveria, me arsyetimin se Zvicra nuk është anëtare e BE-së. Unë kam bërë një kërkesë të re, drejtuar zyrës së kryeministrit Ramush Haradinaj, që shpresoj se do ta pranojë”.
“Zhvillim tjetër ka qenë edhe vdekja në rrethana misterioze e Naser Makollit, që ka qenë shok dhome me Astrit Deharin dhe ka treguar se Astriti ka qenë i frikësuar për jetën e tij disa ditë para se të ndodhte rasti”, tha .
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje