Ylber Ramadani mesfushori i Veljes në ligën e dytë të futbollit danez ishte një nga risitë e listës së të grumbulluarve nga trajneri Christian Panucci për miqësoren që kombëtarja shqiptare do të zhvillojë ndaj Turqisë në Antalia.
21-vjeçari nga Ferizaj i cili aktualisht është pjesë edhe e kombëtares Shpresa, në një intervistë në Supersport nuk e ka fshehur lumturinë që është bërë pjesë e përfaqësues A, duke nënvizuar se një të ardhme të afërt shpreson që të jetë një titullar fiks në skuadrën e Panuccit.
“Ishte një gëzim shumë i madh për mua, sepse e kam menduar që fëmijë. Jam shumë i lumtur që ëndrra ime u bë realitet. Mendoj se konkurrenca është e vështirë, por unë gjithmonë do të mundohem të bëj punën time më së miri. Me punë dhe sakrificë do ia dal. Në skuadër ka shumë lojtarë cilësorë, por unë do vazhdoj hap pas hapi, pse jo të luaj një ditë nga minuta e parë”.
Te Velje që drejtohet nga ish trajneri i Partizanit Adolfo Sormani, Ramadani në vetëm pak kohë ka marrë çelësat e mesfushës në dorë dhe është shndërruar në një nga lojtarët më të mirë të ekipit.
Ish lojtari i të “Kuqëve” thekson se e ka merituar ftesën për miqësoren ndaj Turqisë falë formës që ka shfaqur gjatë kësaj periudhe.
“Te Partizani kam qenë në formën time më të mirë, por edhe këtu në Danimarkë kam luajtur disa ndeshje të mira. Mendoj se kjo është edhe arsyeja e ftesës. Kam punuar shumë për të arritur këtë moment”.
Ramadani fillimisht do të luajë në datën 10 nëntor sfidën kualifikuese ndaj Irlandës së Veriut me përfaqësuesen Shpresa për t’iu bashkuar më pas kombëtares së madhe për duelin ndaj Turqisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës