LAJMI I FUNDIT:

Ndodh pas shumë viteve: Leonora Jakupi thotë se do zgjidhte Adelina Ismailin për të bërë duet (Foto)

Ndodh pas shumë viteve: Leonora Jakupi thotë se do zgjidhte Adelina Ismailin për të bërë duet (Foto)

Në vitet e pasluftës mes këngëtareve Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi ishte zhvilluar një përleshje.

Si pasojë, dy vajzat kishin përfunduar në polici, teksa në gjyq Adelina ishte shpallur e pafajshme në të gjitha pikat.

Adelina Ismaili

Kësaj teme nuk i janë rikthyer më asnjëra as tjetra, mirëpo edhe pajtim mes tyre nuk ka pasur.


E pyetur në një intervistë nga Adriatik Kelmendi pesë vite më parë nëse ishin pajtuar, Adelina ishte përgjigjur duke thënë: “Nuk e kam parë të arsyeshme pas asaj që ma ka bërë pas rrahjes, duke e shfrytëzuar viktimizimin aq bukur për karrierën e saj”.

Leonora Jakupi

Një deklaratë e tillë më pas ishte kundërshtuar edhe nga Leonora, e cila e kishte ftuar Adelinën në një debat publik, por që ishte refuzuar nga kjo e fundit.

E ftuar së fundmi në rubrikën “Kë zgjedh” të emisioni “Mirazh”, Leonora është përballur me një pyetje mjaft pikante.

Ajo ka pasur mundësinë të zgjedhë mes dy këngëtareve motra Adelina e Zanfina Ismaili, se me cilën do bënte një duet, teksa është përgjigjur duke thënë shkurt: “Me Adelinën për shumë arsye”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta - nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania

Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta - nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania

Magazina
Fero shfaqet në emision me veshjen që e mori dhuratë nga Bedri Krasniqi

Fero shfaqet në emision me veshjen që e mori dhuratë nga Bedri Krasniqi

Magazina
Tri variantet se çfarë mund të ndodh sonte për situatën mes Gjestit dhe Gertës në Big Brother VIP Albania

Tri variantet se çfarë mund të ndodh sonte për situatën mes Gjestit dhe Gertës në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq

Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq

Magazina
Kampionati Evropiani U21 me Serbinë, Stresi reagon ashpër: Le të vijnë plehrat, do t'i presim bashkë me Kosovën - turp e faqja e zezë për politikanët

Kampionati Evropiani U21 me Serbinë, Stresi reagon ashpër: Le të vijnë plehrat, do t'i presim bashkë me Kosovën - turp e faqja e zezë për politikanët

Magazina
Kalo në kategori