LAJMI I FUNDIT:

Kampionati Evropiani U21 me Serbinë, Stresi reagon ashpër: Le të vijnë plehrat, do t’i presim bashkë me Kosovën – turp e faqja e zezë për politikanët

Kampionati Evropiani U21 me Serbinë, Stresi reagon ashpër: Le të vijnë plehrat, do t’i presim bashkë me Kosovën – turp e faqja e zezë për politikanët

Lajmi se Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkë-organizatorët e Kampionatit Evropian të futbollit për moshat U-21 në vitin 2027 ka ngjallur reagime të shumta. Një ndër më të zëshmit ka qenë reperi i njohur shqiptar, Stresi, i cili ka shprehur zemërimin e tij përmes një postimi në Instagram.

Në një mesazh të gjatë, ai ka kritikuar ashpër këtë vendim, duke e cilësuar atë si të papranueshëm për shqiptarët, veçanërisht për ata që kanë përjetuar krimet e luftës në Kosovë.

“Ju nuk e keni provuar të masakroheni nga mosha 0 deri në 100 vjeç… Nuk e keni përjetuar të masakrohet një fëmijë në barkun e nënës apo sa gra janë përdhunuar dhe dhunuar? Dhe pa pikë turpi bëni marrëveshje me Serbinë…”, ka shkruar reperi në mesazhin e tij emocional.


Foto: Stresi/InstaStory

Më tej, ai e ka quajtur këtë organizim një “turp dhe faqe e zezë” për politikën shqiptare dhe kosovare, duke akuzuar udhëheqësit për bashkëpunim me Serbinë. Stresi ka nënvizuar gjithashtu se një vendim i tillë është i papranueshëm për ata që kanë pësuar nga lufta dhe ka paralajmëruar reagime nga shqiptarët, veçanërisht nga Kosova.

Ky organizim i përbashkët mes Shqipërisë dhe Serbisë ka sjellë ndasi në opinionin publik, me disa që e shohin si një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe të tjerë që e kundërshtojnë fuqishëm për shkak të së kaluarës së dhimbshme historike.

Në muajt në vijim pritet të ketë më shumë diskutime dhe debate për këtë çështje, ndërsa qëndrimi i personaliteteve publike si Stresi reflekton ndjeshmërinë që ende ekziston në raportet mes dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Jozi thyen çelësin brenda kutisë së emergjencës - zgjedh Loredanën për të kaluar 24 orë në suitën luksoze

Jozi thyen çelësin brenda kutisë së emergjencës - zgjedh Loredanën për të kaluar 24 orë në suitën luksoze

Magazina
Degradon debati mes Valbonës dhe Laertit, banorja e shtyen derisa e quan tradhtar e i pafytyrë

Degradon debati mes Valbonës dhe Laertit, banorja e shtyen derisa e quan tradhtar e i pafytyrë

Magazina
Butrint Imeri shijon pushimet në Meksikë me modelen turke

Butrint Imeri shijon pushimet në Meksikë me modelen turke

Magazina

"Shtrëngoje, s'kam fuqi", Rizarta shpjegon videon virale me Aldon në krevat

Magazina
Granit Xhaka mbështet publikisht Gjestin, pak para finales

Granit Xhaka mbështet publikisht Gjestin, pak para finales

Magazina
Çun Lajçi reagon ashpër ndaj kritikëve të Gjestit dhe Eglit: Ajo ka të drejtë që u kthye plot pezëm, sepse djaloshi s’diti çka kishte në grusht

Çun Lajçi reagon ashpër ndaj kritikëve të Gjestit dhe Eglit: Ajo ka të drejtë që u kthye plot pezëm, sepse djaloshi s’diti çka kishte në grusht

Magazina
Kalo në kategori