LAJMI I FUNDIT:

Zaev pret takime me ndërmjetësin Nimetz deri në fund të këtij muaji

Zaev pret takime me ndërmjetësin Nimetz deri në fund të këtij muaji

Besoj se deri në fund të nëntorit do të ndodhin takimet e para me ndërmjetësin për emrin Matthew Nimetz, ndoshta jo me mua, ndoshta jo edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, por me ekipet negociuese të dy vendeve, të paktën që të shihen pozicionet dhe të bëhet hapi më tej.

Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev në intervistën për Radiotelevizionin e Maqedonisë që u transmetua sot, duke theksuar se Qeveria e Maqedonisë madje zyrtarisht e ka ftuar ndërmjetësin Nimetz pas zgjedhjeve lokale të vijë në vend me ide të reja për tejkalimin e problemit me emrin.

“Për mua vjen një periudhë e zgjidhjes së problemeve dhe duhet t’i zgjidhim me urtësi, me mbrojtje ndaj shtetit dhe t’i japim të ardhme Maqedonisë. Kemi thënë se këtë çështje do ta zgjidhim së bashku me opozitën dhe me faktorët tjerë kyç në vend, presidentin, Kuvendin, Qeverinë dhe opinionin publik, por në funksion të gjetjes së zgjidhjes, e jo të bllokimit ose shtyrjes së këtij problemi”, theksoi Zaev.


Zaev tha se beson që ekziston moment i bukur që në përgjithësi po ndodh në rajon, sidomos në Maqedoni.

“Duhet ta shfrytëzojmë dhe të ndërtojmë miqësi me të gjithë. Mund të jetë vetëm një lehtësim i mirë me politika të urta, të ecim përpara, për shkak se mundësia për hyrje në BE është punë e madhe për Maqedoninë. Kjo sjell para për qytetarët, ekonomi të mirë dhe stabilitet dhe siguri Maqedonisë dhe rajonit”, potencoi Zaev.

Në intervistë Zaev flet edhe për eurointegrimin, fillimin e negociatave me BE-në, gjendjen në rajon./Telegrafi/