LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM me më shumë reklama në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale

OBRM-PDUKM me më shumë reklama në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale

Në rrethin e dytë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, vëllimi më i madh i reklamimit të paguara politik është regjistruar nga koalicionin i kryesuar nga OBRM-PDUKM, rreth 26 orë, pas së cilës pasojnë koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja me rreth 11 orë, Lëvizja Besa rreth 5 orë dhe BDI rreth katër orë, tregon monitorimi i Agjencisë për Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA).

Nga televizionet e përfshira me monitorim, më shumë reklama janë transmetuar në TV Nova (pothuajse 12 orë) dhe në TV Sitel dhe TV Alsat-M, (rreth 5 orë). Siç kumtoi LSM, radioshpërndarësit e përfshirë me monitorim në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, fushatën e kanë përfshirë me intensitet më të vogël, në përgjithësi duke tentuar që të sigurojnë kushte të barabarta për qasje deri te programet e pjesëmarrësve në zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në dhjetë ditët e fundit të fushatës zgjedhore, shkelje e kërkesës për mbulim jo të njëanshëm të zgjedhjeve është konstatuar tek TV Alfa dhe TV Nova. Tek ta në programin e përgjithshëm konstatohet anshmëri në dobi të qëndrimeve dhe reagimeve të koalicionit të kryesuar nga OBRM-PDUKM. Në afatin e caktuar ligjor Agjencia do të parashtrojë kërkesë për ngritje të procedurave kundërvajtëse para gjykatës kompetente”, thuhet në njoftimin e ASHMAA.

Sipas ASHMAA, monitorimi i prezantimit zgjedhor medial, në lajmet e serviseve programore të RTVM-së, në rrethin e dytë të zgjedhjeve edhe një herë dëshmoi se dispozita e Kodit zgjedhor për atë se si të ndahet koha në emisionet ditore-informative është jopërkatëse për raportimin gazetaresk në servisin publik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori